Në media qarkullojnë zëra se ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, do të emërohet ministre në Qeverinë “Rama 3”.

Është gazetari Cim Peka që ka thënë se Çitaku si “njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe mike personale e familjes Rama”, do ta marrë postin e ministres së Punëve të Jashtme në Qeverinë e re shqiptare

Çitaku, ndërkaq, ndoshta jo me shkas, përmes rrjetit social “Facebook” ka treguar se po qëndron në Shqipëri. Ajo ka publikuar një fotografi duke shkruar “Beautiful Albania”.

Në një shkrim autorial, Peka ka theksuar se emërimi i Çitakut nga ana e Ramës si ministre e Jashtme e Shqipërisë, nuk është thjesht një emërim nepotik, por “amaneti i vërtetë i Thaçit dhe “futje gishtash në sy” për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Albin Kurti dhe Edi Rama sot janë në pole të kundërta dhe në marrëdhënie e dobëta personale, pikërisht sepse ky i fundit do të bëhet Zot në shtëpinë e tjetrit. Dhe jo vetëm të bëhet Zot në shtëpi, por dhe t’i shesë oborrin fqinjit verior. Që Rama të uzurpojë këtë rol dhe të minojë pozitën e Kurtit sigurisht i duhet ndihmë dhe nga Kosova. Nga njerëz të afërt të tij dhe të Thaçit. Askush nuk mund ta luajë këtë rol më mirë se Vlora Çitaku. Njeriu më i afërt i Thaçit dhe mike personale e familjes Rama, ajo pritet të emërohet Ministre e Jashtme në Kabinetin Rama 3”, ka shkruar Peka ndër tjerash.

Rama ka fituar zgjedhjet e përgjitshme parlamentare në Shqipëri, që u mbajtëm më 25 prill. Partia Socialiste e tij ka arritur ta fitojë edhe mandatin e tretë, duke pasur mundësi që ta formojë vetë Qeverinë e re shqiptare.

Rumors are circulating in the media that the former ambassador of Kosovo to the United States of America, Vlora Çitaku, will be appointed minister in the “Rama 3” Government.

It is the journalist Cim Peka who said that Çitaku as “Hashim Thaçi’s closest man and personal friend of the Rama family”, will take the post of Minister of Foreign Affairs in the new Albanian Government

Çitaku, meanwhile, probably not for a reason, through the social network “Facebook” has shown that he is staying in Albania. She published a photo writing “Beautiful Albania”.

In an authorial article, Peka emphasized that the appointment of Çitaku by Rama as Foreign Minister of Albania is not just a nepotistic appointment, but Thaçi’s real legacy and “putting a finger in the eye” for the Prime Minister of Kosovo, Albin When you.

“Albin Kurti and Edi Rama today are at opposite poles and in weak personal relationships, precisely because the latter will become God in the house of the other. And not only to become the lord of the house, but also to sell the yard to the northern neighbor. For Rama to usurp this role and undermine Kurti’s position, he certainly needs help from Kosovo. From people close to him and Thaçi. No one can play this role better than Vlora Çitaku. “Thaçi’s closest man and personal friend of the Rama family, she is expected to be appointed Foreign Minister in the Rama 3 Cabinet”, Peka wrote, among other things.

Rama has won the general parliamentary elections in Albania, which were held on April 25. His Socialist Party has managed to win a third term, having the opportunity to form the new Albanian Government.