Një grup pune i ngritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rekomandon që votimi i emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit të bëhet përmes postës, duke marrë shembull Kosovën.

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve iu ngarkua detyra për hartimin e akteve për votimin e emigrantëve pas ndryshimeve të bëra në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore. Ndërkohë, grupi i punës, duke marrë në konsideratë kushtet e Shqipërisë, ku përfshihen shtrirja gjeografike e diasporës, afatet kohore në dispozicion, shërbimi postar, mungesa e sistemeve të zhvilluara teknologjike, vlerëson se më i përshtatshëm për t’u zbatuar aktualisht në vendin tonë, është metoda e votimit nga jashtë përmes postës dhe shkarkimit i fletës së votimit online në faqen e KQZ-së. Grupi i punës vlerëson këtë metodë votimi (modeli i Kosovës) si një zgjidhje afatshkurtër.

VOTIMI

Që një shqiptar që jeton jashtë Shqipërisë të ketë mundësi të votojë sipas kësaj metode që rekomandon grupi i punës i ngritur në KQZ, së pari duhet të futet në portalin e-albania dhe të regjistrojë vendbanimin e tij të përhershëm jashtë Shqipërisë. Në këtë mënyrë do të krijohet edhe regjistri unik i votuesve të diasporës.

Ndërkohë, institucionet përkatëse në Shqipëri do bëjnë të mundur që emrat që regjistrohen si votues të diasporës, të hiqen nga lista e votuesve në Shqipëri, në mënyrë që të mos ketë mbivendosje. Ndërkohë, në ditën e zgjedhjeve, qytetari do të hyjë në faqen zyrtare të KQZ-së për të shprehur interesin për të votuar.

Pasi të konfirmohet nga KQZ, qytetarit do t’i jepet mundësia të shkarkojë fletën e votimit me karakteristikat përkatëse të sigurisë. Më pas do të shënojë preferencat dhe do ta nisë fletën e votimit me postë. Por edhe kjo mënyrë që është konsideruar si më e mundshmja për t’u dhënë mundësi emigrantëve për të votuar është praktikisht thuajse e parealizueshme për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm.

Kjo, për shkak se deri tani, sipas burimeve, nuk ka asnjë të regjistruar në regjistrin e emigrantëve. Regjistrimi duhet të bëhet herët, në mënyrë që zgjedhësi që regjistrohet si votues nga diaspora, të hiqet nga lista e votuesve në Shqipëri, gjë e cila kërkon kohë. Gjithashtu, grupi i punës rendit edhe anë të tjera të dobëta të këtij procesi.

Siguria që fleta e votimit pas plotësimit nga zgjedhësi arrin në Shqipëri në kohë; Mungesa e sigurisë përgjatë rrugës ose para numërimit/ mbërritjes në KQZ; Kostoja financiare më e lartë për votuesit, pasi posta drejt Shqipërisë është më e kushtueshme; Rreziku i shtimit fiktiv të fletëve të votimit. Në raportin e KQZ-së theksohet se për shkak të kohës së kufizuar, nuk janë bërë edhe përllogaritjet e kostos së këtij procesi, ku përfshihet edhe tarifa e postës që varion nga 22 deri më 25 dollarë sipas shtetit.

A working group set up at the Central Election Commission recommends that immigrants vote in the April 25 elections be done by mail, taking Kosovo as an example.

The Central Election Commission was tasked with drafting acts on immigrant voting following changes to the Electoral Reform Political Council. Meanwhile, the working group, taking into account the conditions of Albania, which include the geographical location of the diaspora, available deadlines, postal service, lack of developed technological systems, considers that the most appropriate to be currently implemented in our country. , is the method of voting from outside by mail and downloading the ballot paper online on the CEC website. The working group evaluates this voting method (Kosovo model) as a short-term solution.

VOTING

For an Albanian living outside Albania to be able to vote according to this method recommended by the working group set up at the CEC, he must first enter the e-albania portal and register his permanent residence outside Albania. In this way, a unique register of diaspora voters will be created.

Meanwhile, the relevant institutions in Albania will make it possible for the names registered as diaspora voters to be removed from the list of voters in Albania, so that there is no overlap. Meanwhile, on election day, the citizen will enter the official website of the CEC to express interest in voting.

Once confirmed by the CEC, the citizen will be given the opportunity to download the ballot paper with the relevant security features. It will then mark the preferences and launch the ballot paper by mail. But even this way, which is considered the most likely to give immigrants the opportunity to vote, is practically almost impossible for the elections of April 25 next year.

This is because so far, according to sources, there is no one registered in the immigrant register. Registration should be done early, so that the voter who registers as a diaspora voter is removed from the list of voters in Albania, which takes time. The working group also lists other weaknesses in this process.

Ensuring that the ballot paper arrives in Albania on time after being completed by the voter; Lack of security along the way or before counting / arriving at the CEC; Higher financial cost for voters, as postage to Albania is more expensive; Risk of fictitious addition of ballots. The CEC report states that due to limited time, cost estimates of this process have not been made, including the postage fee that varies from 22 to 25 dollars depending on the state.