Një 13-vjeçare e cila jeton në rrethinën e Gjilanit para pak muajsh njohu një djalë përmes rrjetit social Instagram. Nuk kaloi kohë e gjatë dhe me dijeninë e familjes kjo vajzë e mitur u martua me djalin i cili jeton në një tjetër qytet. Por martesa e tyre nuk zgjati më shumë se një muaj.

E mitura në mënyrë sistematike kishte pësuar dhunë fizike dhe psikike nga burri dhe familja e tij, madje edhe për arsye banale. Për Express nga familja e vajzës por edhe vetë 13-vjeçarja kanë dhënë detaje rreth këtij rasti.

“Unë kam pasë dhunë nga e gjithë familja e tij. Aty më kanë rreh. Më kanë sha. Unë e kom njoftua atë djalin në Instagram. Njëherë kemi dalë e pas saj ky ka ardhë me një veturë e më ka marrë”, ka deklaruar 13-vjeçarja në praninë e familjarëve të saj. Ajo thotë se nuk ka mundur të jetojë në një situatë të tillë.

Ndërkaq, familja e të miturës ka dhënë versionin e saj për këtë ngjarje. Prej atje thonë se i kishin thënë vajzës se do të ketë probleme edhe me ligjin si pasojë e kësaj martese.

“Çika kish dhunë, unë i thashë hajde në shtëpi se nuk mundesh me vazhdua me qëndrua ashtu”, thonë familjarë të saj.

Por, shkollimin kjo 13-vjeçare tashmë nuk është duke e vazhduar. Ajo thotë se shkolla ku ajo i kishte vijuar mësimet, nuk po e pranon më për shkak të mungesave.

“Unë jam e regjistruar në shkollë. Mirëpo, më nuk më kanë pranua shkaku i mungesave që kisha disa javë”, thotë ajo.

Në Kosovë brenda një viti martohen mesatarisht 80 vajza të mitura. Por ka edhe shumë raste kur ato në moshë kaq të re mbesin shtatzënë. Rasti i fundit ka ndodhur në Kosovë gjatë fundit të muajit shtator të këtij viti. Në QKUK më 30 shtator u lind një foshnje nga nëna e moshës 14-vjeçare.

Ndërkaq, sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, një vajzë nën 15 vjet, është pesë herë më shumë në rrezik të vdesë gjatë shtatzënisë apo lindjes, se sa një grua në të 20-at. Kur një nënë është nën 18 vjet, shansi që foshnja e saj të vdesë gjatë vitit të parë është 60 për qind më e lartë sesa nëse foshnja lind nga një nënë mbi 19 vjeçe.

 

A 13-year-old who lives in the vicinity of Gjilan a few months ago met a boy through the social network Instagram. It did not take long and with the knowledge of the family this minor girl married the boy who lives in another city. But their marriage did not last more than a month.

The minor had systematically suffered physical and psychological violence from her husband and family, even for banal reasons. For Express from the girl’s family but also the 13-year-old herself have given details about this case.

“I have had violence from his whole family. I was beaten there. I was insulted. I posted that guy on Instagram. “Once we went out and after her he came with a car and took me”, declared the 13-year-old in the presence of her family. She says she could not live in such a situation.

Meanwhile, the family of the minor has given its version of this event. From there they say that they had told the girl that there will be problems with the law as a result of this marriage.

“What was violent, I told her come home that you can not continue to stay like that,” say her relatives.

But, this 13-year-old is no longer continuing her education. She says the school where she attended classes is no longer accepting her due to absences.

“I am enrolled in school. “However, I was no longer accepted because of the absences I had for several weeks”, she says.

In Kosovo, an average of 80 minor girls get married within a year. But there are also many cases when they get pregnant at such a young age. The last case occurred in Kosovo during the end of September this year. At the UCCK on September 30, a baby was born to a 14-year-old mother.

Meanwhile, according to the United Nations Children’s Fund, UNICEF, a girl under 15 is five times more at risk of dying during pregnancy or childbirth than a woman in her 20s. When a mother is under 18 years old, the chance of her baby dying during the first year is 60 percent higher than if the baby is born to a mother over 19 years old.