Zbulohen deteje të tjera nga ngjarja e rëndë e një dite më parë në Elbasan, ku 58-vjeçari Koço Buzo vrau me armë bashkëshorten e tij Liljana Buzo, dhe plagosi dy persona të tjerë, në afërsi të Gjykatës.

Mësohet se vite më parë çifti Buzo kishte humbur një djalë në një aksident automobilistik. Fqinjët shprehen të tmerruar nga ngjarja, ndërsa thonë se nuk kanë qenë në dijeni të problemeve që ka pasur çifti dhe as për faktin se ata kanë qenë në proces divorci.

Ndërkohë një natë më parë 58 vjecari Koco Buzo nuk ka dhënë shumë shpjegime para togave blu mbi arsyet e vrasjes, por është shprehur se ishte xheloz dhe se i kishte kërkuar bashkeshortes më përpara që të mos shkonte në gjykatë për të kërkuar urdhër mbrojtje për dhunë në familje.

“I pata thënë që; nuk ke për t’u ndarë prej meje. Donte të më fuste në burg”, mësohet se u shpreh Koço Buzo. Në gjendje të rënduar psikologjike pas krimit 58-vjeçari ka thënë se gruaja donte që të ndahej prej tij dhe këtu kishte nisur zanafilla e konfliktit. Çifti ka dy djem dhe një vajzë të martuar, ndërkohë që një prej fëmijëve pa të gjithë skenën e vrasjes.

Mësohet se prej disa kohësh, për shkak të problemeve të vazhdueshme, viktima kishte ardhur të jetonte në një shtëpi me qera në Tiranë.

“Shumë e respektuar ka qenë, na ka ardhur shumë keq”, shprehet një prej fqinjeve të Luljeta Buzos.

“U tmerruam nga ajo që dëgjuam, atyre iu kishte vdekur dhe një djalë disa vite më parë në një aksident, kohët e fundit Luljeta nuk jetonte këtu, nuk e pata parë”

“Gjithë natën nuk na zinte gjumi, asnjë nuk do të ndahet nga e mira, do ketë hequr keq“, tregon një tjetër banore e lagjes ku jetonte çifti Buzo.

Mësohet se prej 6 muajsh e ndjera nuk vinte më në shtëpi.
Burime nga Gjykata bënë me dije madje se ajo kishte ndërmend t’ia falte bashkëshortit gjithë dhunën e ushtruar për hir të fëmijëve.

Koço Buzo nuk ka marrë pjesë në seancën e radhës por e ka pritur jashtë dhe e ka qëlluar me thikë dhe kallashnikov duke e lënë të vdekur.
Nga ngjarja e djeshme mbeti i plagosur edhe avokati Gëzim Toçila dhe një kalimtar i rastit, Adriatik Kola.

Other revelations are revealed from the serious event of the previous day in Elbasan, where 58-year-old Koço Buzo killed his wife Liljana Buzo with a gun, and wounded two other people, near the Court.

It is learned that years ago the Buzo couple had lost a son in a car accident. Neighbors say they are horrified by the incident, saying that they were not aware of the couple’s problems or the fact that they were in the process of divorce.

Meanwhile, the night before, 58-year-old Koco Buzo did not give many explanations to the blue platoon about the reasons for the murder, but said that he was jealous and that he had asked his wife before not to go to court to seek protection orders for violence in family.

“I told him that; you will not be separated from me. He wanted to put me in prison “, it is learned that Koço Buzo said. In a serious psychological state after the crime, the 58-year-old said that the woman wanted to be separated from him and this was where the beginning of the conflict began. The couple has two sons and a married daughter, while one of the children saw the entire murder scene.

It is learned that for some time, due to ongoing problems, the victim had come to live in a rented house in Tirana.

“It has been very respected, we are very sorry”, says one of Luljeta Buzo’s neighbors.

“We were horrified by what we heard, they had died and a boy a few years ago in an accident, recently Luljeta did not live here, I had not seen her”

“We did not sleep all night, no one will be separated from the good, it will have gone bad”, says another resident of the neighborhood where the Buzo couple lived.

It is learned that for 6 months the deceased did not come home anymore.
Sources from the Court even suggested that she intended to forgive her husband all the violence exercised for the sake of the children.
koço Buzo did not attend the next hearing but waited outside and shot him with a knife and a Kalashnikov, leaving him dead.