Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar reshje instensive përgjatë datave 6 -11 Janar 2021. Në njoftimin e shpërndarë në faqen e saj zyrtare thuhet se këto reshje do të sjellim rritje të prurjeve të lumenjve në të gjithë vendin. Ajo deklaron se shkalla e përmbytjes do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave.

“Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (6 -11 Janar 2021) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021.

Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021. Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve. Shkalla e rrezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave. Përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 06) dhe nesër (e enjte, dt. 07) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë. Në qarqet e tjerë priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër deri lokalisht shumë intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt. 07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 14 °C, në vendet e ulëta: 9 / 11 °C, në vendet malore: 3 / 10 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 06) dhe nesër (e enjte, dt. 07) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare kryesisht në bregdet dhe në vendet malore”, thuhet në njoftimin e IGJEUM.

The Institute of Geosciences, Energy, Water and Environment has warned of intense rainfall during the dates 6 -11 January 2021. The announcement distributed on its official website states that this rainfall will lead to increased river flows throughout the country. She states that the degree of flooding will also depend on the amount of snow melting as a result of rising temperatures.

“According to IGJEUM calculations, during the dates (6 -11 January 2021) very intense rainfall is expected, almost throughout the territory. From the hydrological calculations of IGJEUM, these precipitations will bring dangerous increase of inflows in the big and medium rivers Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman and Vjosa. Floods can be caused by the river Drin-Buna and Lake Shkodra with maximum inflows which are expected to reach endangered areas on January 12, 2021.

The rivers Mat, Ishëm, Erzen and Shkumbin will reach their maximum inflows by the end of January 8 and 9, 2021. The rivers Seman and Vjosa are predicted to be dangerous but with less local flood problems. The degree of risk of river floods will also depend on the amount of snow melting as a result of rising temperatures. Urban floods and landslides can also occur in almost all counties. This information will be updated by IGJEUM according to the latest hydrological calculations and you will be notified of any changes in the flood forecast.

METEO FORECAST

PRECIPITATION

This afternoon (Wednesday, dt. 06) and tomorrow (Thursday, dt. 07) very intense rain is expected in the regions of Shkodra, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës and Tirana. Intensive rainfall is expected in other counties, while in Elbasan, Vlora and Gjirokastra counties up to locally very intense. Precipitation will be accompanied by thunderstorms (as shown in the table, respectively for each county).

temperatures

Tomorrow (Thursday, dt. 07) the minimum and maximum air temperatures are expected to reach:

on the coast: 11/14 ° C, in the lowlands: 9/11 ° C, in the mountains: 3/10 ° C

wind

“Today afternoon (Wednesday, dt. 06) and tomorrow (Thursday, dt. 07) the wind is expected to be light to moderate, mainly on the coast and in mountainous places”, it is said in the announcement of IGJEUM