Gjatë pushimeve të verës dy adoleshentë izraelitë zbuluan qindra monedha ari të cilat datojnë 1.100 vjet më parë. Monedhat ishin të vendosura në një kavanoz argjile dhe ishin të groposura thellë nën tokë në Yavne, në Izraelin qëndror.

Robert Kool, një ekspert i monedhave tha se këto monedha datojnë që nga fundi i shekullit të nëntë atëherë kur rajoni ishtë nën kontrollin e Kalifatit Islamik Abasid, një dinasti që sundonte territoret nga Algjeria e ditëve moderne dhe deri në Afganistan. Gjithsej ishin 425 monedha prej ari të pastër 24 karat dhe peshonin 845 gram.

“Me një shumë të tillë, një person mund të blerë një shtëpi luksoze në një nga lagjet më të mira në Fustan”- tha Kool.Adoleshentët fillimisht menduan se kishin gjetur disa gjethe shumë të holla mirëpo kur panë monedhat u suprizuan dhe mbetën pa fjalë.

“Ishte e mahnitshme. Ne gërmuam në tokë dhe pamë disa gjethe shumë të holla, nuk menduam se do të kishtë ndonjë gjë me vlerë. Kur pamë përsëri vumë re se ato ishin monedha ari. Ishte vërtet emocionuese të gjesh një thesar kaq të veçantë dhe të lashtë”- u shpreh njëri nga adoleshentët.

During the summer holidays two Israeli teenagers discovered hundreds of gold coins dating back 1,100 years. The coins were placed in a clay jar and were buried deep underground in Yavne, in central Israel.

Robert Kool, a currency expert, said the coins date back to the late ninth century when the region was under the control of the Abbasid Islamic Caliphate, a dynasty that ruled territories from modern-day Algeria to Afghanistan. There were a total of 425 24 carat pure gold coins weighing 845 grams.

“With that amount, a person can buy a luxury home in one of the best neighborhoods in Fustan,” said Kool. The teens initially thought they had found some very thin leaves but when they saw the coins they were surprised and left speechless. .

“It was amazing. We dug into the ground and saw some very thin leaves, we didn’t think there would be anything of value. When we saw again we noticed that they were gold coins. It was really exciting to find such a special and ancient treasure “- said one of the teenagers.