Kancelarja Angela Merkel ka vendosur që vullnetarisht të futet në karantinë shtëpiake, pas konfirmimit të lajmit se është infektuar një mjek, tek i cili kancelarja ka qenë në kontroll ditën e premte. Vendimin e kancelares Merkel e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert. “Mjeku i cili i ka dhënë kancelares të premten një vaksinë kundër pneumokokeve, është diagnostifikuar sot pozitiv në virusin Corona”, bëri të ditur zëdhënësi Seibert.

Kancelarja Merkel ka bërë menjëherë një test. Por Seibert tha se testimet do të vazhdojnë edhe ditët në vijim, sepse vetëm një test nuk mjafton.

Vetëm pak minuta para se të merret vesh ky lajm, kancelarja Merkel ka mbajtur një takim me gazetarë, ku ka publikuar vendimin e qeverisë dhe landeve të Gjermanisë, për ashpërsimin e masave kundër virusit Corona në këtë vend. Për infektimin e mjekut të saj ajo është informuar pas përfundimit të konferencës me gazetarë.dw

Chancellor Angela Merkel has decided to voluntarily go into quarantine after confirming the news that a doctor had been infected with the chancellor on Friday. Chancellor Merkel’s decision was confirmed by government spokesman Steffen Seibert. “The doctor who gave the chancellor a pneumococcal vaccine on Friday has been diagnosed positively with the Corona virus today,” spokesman Seibert said.

Chancellor Merkel has immediately taken a test. But Seibert said testing will continue for the next few days, because just one test is not enough.

Just minutes before the news came out, Chancellor Merkel held a meeting with reporters, announcing the decision of the German government and lands to toughen measures against the Corona virus in the country. She was informed of her doctor’s infection after the press conference.dw