ELBASAN- Anila Lici rrobaqepësja 30-vjeçare në këtë situatë emergjente që po kalon Shqipëria me situatën e CoVid-19, ka vendosur që të japë kontributin e saj për të lehtësuar sa më shumë punën e atyre që janë në frontin e parë të kësaj lufte.

Anila, mama e dy vajzave, në këto ditë ku maskat janë mjetet që duhen më shumë se kurrë ka vendosur që ti prodhojë vetë ato dhe ti shpërndajë falas.

“Maskat kushtojnë goxha, një të mirë që e bleva ishte 700 lekë. Mendova se me këtë problem të qep disa dhe tua ofrojë medias, atyre që më kanë kërkuar, policëve, mjekëve. Ka një kosto, por i kam bërë me shumë dashuri. Janë shumë cilësore. Është mëse e sigurt, lahet dhe mund ta përdorësh disa herë. Nëse kanë mundësi biznese të vogla, nuk është se maska ime do të shpëtojë por qoftë një ndihmë e vogël unë këtë profesion kam dhe këtë bëra. Më ndihmon e gjithë familja” tha Anila.

Deri më tani Anila ka shpërndarë rreth 400 maska ndërkohë që është duke punuar edhe 500 maska të tjera. Ajo shpjegon se këto maska janë të sigurta pasi janë bërë nga material tepër cilësor dhe kanë tre shtresa me një filtër në mes. Këto maska mund të lahen dhe ripërdoren. Edhe pse këto materiale kushtojnë, Anila ka vendosur që profesionin e saj ta përdorë në kuadër të një kauze të mirë për të ndihmuar ata që janë më të rrezikuarit në këto ditë nga CoVid-19.

ELBASAN- Anila Lici The 30-year-old tailor in this emergency situation that Albania is going through with the CoVid-19 situation, has decided to make a contribution to facilitate the work of those on the front lines of this war as much as possible.

Anila, the mother of two daughters, these days where masks are the tools she needs more than ever has decided to make them herself and distribute them for free.

“The masks cost quite a lot, a good one I bought was 700 ALL. I thought to sew some with this problem and offer it to the media, those who asked me, the cops, the doctors. There is a cost, but I have done so with love. They are very qualitative. It is safe, washable and can be used several times. If they have small business opportunities, it is not that my mask will save but if it is a little help I have this profession and I did. The whole family helps me, ”said Anila.

So far, Anila has distributed around 400 masks while working on another 500 masks. She explains that these masks are safe as they are made of high quality material and have three layers with a filter in the middle. These masks can be washed and reused. Although these materials cost, Anila has decided to use her profession in a good cause to help those most at risk these days from CoVid-19.