Mund të ndryshoni dietën ushqimore apo të ushtroheni më shumë. Por, nuk mund të bëni asgjë për të ndryshuar grupin e gjakut, i cili është i përcaktuar nga substancat mikroskopike, të trashëguara nga prindërit, që qëndrojnë në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut.

Këto substanca ndërveprojnë me sistemin imunitar duke rritur rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme. Prandaj, në varësi të grupit të gjakut, A, B, AB ose 0, ju jeni më shumë ose më pak të rrezikuar që të vuani nga një sëmundje e caktuar, si kancer, probleme me zemrën, me kujtesën etj. Ja çfarë tregon grupi i gjakut për shëndetin tuaj.

Probleme me kujtesën

Njerëzit me grup gjaku AB, sidomos të moshuarit, janë më të rrezikuar që të kenë probleme me kujtesën në krahasim me njerëzit që kanë një grup tjetër të gjakut. Kjo lidhet me numrin e disa faktorëve të koagulimit dhe proteinave në gjak,” shpjegon Mary Cushman, profesoreshë e mjekësisë dhe patologjisë tek Universiteti i Vermontit.

Kancer në stomak

Një tjetër lajm i keq nëse jeni me grup gjaku AB: Rreziku për t’u prekur nga kanceri në stomak është 26% më i lartë se njerëzit që kanë grup gjaku B ose 0. (Nëse jeni me grup gjaku A, rreziku është 20% më i lartë se ata me grup B ose 0). Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në Revistën Amerikane të Epidemiologjisë. “Shkaktari mund të jetë një bakter i quajtur H. pylori, i cili gjendet tek rreth 2/3 e popullsisë në të gjithë botën. Duke qenë se reagimi i sistemit imunitar ndaj këti bakteri është më i madh tek personat me grup gjaku AB ose A, ata janë më të rrezikuar që të preken nga kanceri”, shpjegon Gustaf Edgren, epidemiologjist tek Universiteti Spitalor Karolinska në Suedi.

Ulcera

I njëjti bakter që mund të shkaktojë kancer të stomakut tek njerëzit me grup gjaku A ose AB, rrit rrezikun për t’u prekur nga ulcera tek njerëzit me grup gjaku 0.

Sëmundje të zemrës

Falënderoni gjenetikën ju me grup gjaku 0. Ju jeni 20% më pak të rrezikuar të vuani nga sëmundjet e zemrës krahasuar me njerëzit që kanë grupe të tjera gjaku. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik e Harvardit. Njerëzit me grupe gjaku AB dhe B janë më të rrezikuar që të preken nga sëmundjet e zemrës, treguan të dhënat e studimit. Autorët thonë se disa grupe gjaku lidhen me nivele të larta të inflamacionit, që shpjegon pjesërisht lidhjen e tyre me sëmundjet e zemrës.

Kanceri i pankreasit

Një tjetër përfitim për njerëzit me grup gjaku 0: Ata janë 37% më pak të rrezikuar që të preken nga kanceri i pankreasit në krahasim me njerëzit me grupe të tjera gjaku, sugjeron një studim i kryer nga Instituti Kombëtar i Kancerit. Autorët e shpjegojnë këtë lidhje me prezencën e bakterit H. pylori, i cili rrit rrezikun për prekje nga sëmundjet e zemrës tek personat që nuk kanë grup gjaku 0. Siç shihet, grupi i gjaku luan rol në rreziqet për t’u prekur nga sëmundjet, megjithatë kjo nuk do të thotë se të gjithë njerëzit janë të rrezikuar. Nëse bëni një mënyrë jetese të shëndetshme, ushqeheni mirë dhe kryeni sa më shumë ushtrime fizike, ju nuk do të rrezikoheni nga asnjë sëmundje, pavarësisht grupit të gjakut.

You can change your diet or exercise more. But, there is nothing you can do to change the blood type, which is determined by the microscopic substances, inherited from the parents, that lie on the surface of the red blood cells.

These substances interact with the immune system, increasing the risk of developing various diseases. Therefore, depending on your blood type, A, B, AB or 0, you are more or less at risk of suffering from a certain disease, such as cancer, heart problems, memory problems, etc. Here’s what your blood type says about your health.

Memory problems

People with blood type AB, especially the elderly, are more at risk of having memory problems compared to people who have another blood type. This is related to the number of certain coagulation factors and proteins in the blood, ”explains Mary Cushman, professor of medicine and pathology at the University of Vermont.

Stomach cancer

Another bad news if you have blood type AB: The risk of getting stomach cancer is 26% higher than people who have blood type B or 0. (If you have blood type A, the risk is 20% higher than those with group B or 0). This is the conclusion reached by a study published in the American Journal of Epidemiology. “The cause could be a bacterium called H. pylori, which is found in about 2/3 of the world’s population. “Because the immune system’s response to this bacterium is greater in people with blood type AB or A, they are more at risk for cancer,” explains Gustaf Edgren, an epidemiologist at Karolinska University Hospital in Sweden.

ulcers

The same bacterium that can cause stomach cancer in people with blood type A or AB increases the risk of developing ulcers in people with blood type 0.

Heart dissases

Thank you genetics with blood type 0. You are 20% less likely to suffer from heart disease compared to people with other blood types. This is the conclusion reached by a study conducted by the Harvard School of Public Health. People with blood types AB and B are more at risk for heart disease, the study data showed. The authors say that some blood groups are associated with high levels of inflammation, which partly explains their association with heart disease.

Pancreatic cancer

Another benefit for people with blood type 0: They are 37% less at risk for pancreatic cancer compared to people with other blood types, suggests a study conducted by the National Cancer Institute. The authors explain this connection with the presence of the bacterium H. pylori, which increases the risk of heart disease in people who do not have blood type 0. As can be seen, blood type plays a role in the risks of being affected by the disease, however this does not mean that all people are at risk. If you lead a healthy lifestyle, eat well and exercise as much as possible, you will not be at risk of any disease, regardless of blood type.