Pas disa muajsh provash dhe studimesh më në fund do të mund të marrim dhe të dërgojmë para përmes WhatsApp. Aplikacioni ka mundësuar sistemin e pagesës për përdoruesit në Brazil, të cilët janë të parët që do të mund të dërgojnë dhe të marrin para përmes aplikacionit duke përdorur Facebook Pay, shërbimi i pagesave i vënë në punë vitin e kaluar.

WhatsApp thotë në postimin e tij në blog se shërbimi i pagesave – i cili aktualisht është falas për përdoruesit (d.m.th., nuk mbahet ndonjë tarifë komisioni) por bizneset paguajnë një tarifë përpunimi 3.99% për të marrë pagesën – do të funksionojë me anë të një PIN-i gjashtë shifror ose gjurmëve të gishtërinjve për të përfunduar transaksionet.

Ju e përdorni atë duke e lidhur llogarinë tuaj WhatsApp me kartën tuaj të kreditit ose të debitit Visa ose Mastercard. Cielo, një procesor pagese, po punon gjithashtu me WhatsApp për të përfunduar transaksionet.

“Ne kemi ndërtuar një model të hapur për të mirëpritur më shumë partnerë në të ardhmen”, thuhet në njoftim. WhatsApp kishte testuar me muaj shërbimin e tij të pagesave midis përdoruesve në Indi, kështu që shumë menduan se tregu i dytë më i madh në botë do të ishte rajoni debutues për këtë shërbim. India ka 400 milionë përdorues aktivë mujorë, ndërsa tregu i dytë më i madh është Brazili me 120 milionë.

After months of rehearsals and studies we will finally be able to get and send money through WhatsApp. The app has enabled the payment system for users in Brazil, who are the first to be able to send and receive money through the app using Facebook Pay, the payment service put into operation last year.

WhatsApp says in its blog post that the payment service – which is currently free for users (ie, no commission fee is maintained) but businesses pay a processing fee of 3.99% to receive payment – will work through a six-digit PIN or fingerprint to complete transactions.

You use it by connecting your WhatsApp account to your Visa or Mastercard credit or debit card. Cielo, a payment processor, is also working with WhatsApp to complete transactions.

“We have built an open model to welcome more partners in the future,” the statement said. WhatsApp had been testing its payment service between users in India for months, so many thought that the second largest market in the world would be the debut region for this service. India has 400 million monthly active users, while the second largest market is Brazil with 120 million.