Policia e shtetit ditën e sotme në të gjithë vendin ka gjobitur 356 qytetarë, të cilët janë evidentuar pa maskë mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ndërkohë që 7 qytetarë janë shoqëruar në polici, pasi në momentin që janë kapur pa maskë kanë refuzuar që të japin gjeneralitetet duke përfunduar në komisariat. Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

“Krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, punonjësit e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar një ulje të ndjeshme të qytetarëve që nuk zbatojnë masën për mbajtjen e detyrueshme të maskës. Shumica e qytetarëve, edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, edhe gjatë ditës së sotme i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 356 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Edhe numri i qytetarëve që kanë tentuar t’i shmangen masës administrative duke mos i dhënë gjeneralitetet punonjësit të Policisë, kur janë konstatuar pa vendosur maskën, është ulur gjatë 24 orëve të fundit. Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe monitorimin e masave anticovid, të cilat parandalojnë përhapjen e këtij virusi.

Policia e Shtetit falënderon edhe njëherë qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse për parandalimin e infektimit me COVID-19.

Ndërkohë, Policia e Shtetit fton qytetarët që të mbështesin dhe të bashkëpunojnë më shumë me Policinë, të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që cenon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm” thekson policia. Prej ditës së enjte në Shqipëri kush kapet pa maskë jashtë gjobitet me 3 mijë lekë, ndërsa nëse përsërit shkeljen 5 mijë lekë

State police today across the country have fined 356 citizens, who have been identified without protective masks to prevent the spread of the coronavirus. Meanwhile, 7 citizens were escorted to the police, because at the moment they were caught without a mask, they refused to give the generals, ending up in the police stations. After presenting the identification document, they were fined with the administrative measure of 3000 ALL and then released.

“In addition to fulfilling the functional tasks of preventing, detecting and cracking down on illegality, police officers have continued on-site inspections to monitor the implementation of the new measure to prevent the spread of COVID-19, the mandatory wearing of a protective mask, which it is an obligation for all citizens, from the moment they leave home.

During the last 24 hours, the Police services, during the controls, have noticed a significant decrease of citizens who do not implement the measure for mandatory wearing of a mask. Most of the citizens, both yesterday evening and today, had put on protective masks.

During the controls, citizens were found who had not put on their masks and for these cases, the Police services throughout the country have imposed 356 administrative measures with a value of 3,000 ALL each.

Even the number of citizens who have tried to avoid the administrative measure by not giving the generals to the police officer, when they were found without putting on the mask, has decreased during the last 24 hours. Accompanied in the premises of the Police throughout the country, 7 citizens, who after presenting the identification document were punished with the administrative measure 3000 ALL and were released.

The State Police has increased the presence of uniformed police services and Criminal Police officers in the territory, who continue patrols and controls throughout the country, to prevent and crack down on illegality, as well as monitor anti-corruption measures, which prevent the spread. of this virus.

The State Police thanks once again the citizens who respect this protection measure and appeals to everyone to put on protective masks, the owners of the premises to respect the security protocols and not to oppose the order of the Police employees, as the State Police is at the service of the citizens. to protect their lives and health, therefore it is important to implement this protection measure to prevent COVID-19 infection.

Meanwhile, the State Police invites citizens to support and cooperate more with the Police, to report to the number 112 and the Digital Commissariat, any illegality that violates the order and safety, life and property of citizens, guaranteeing full anonymity and response. immediate and impartial ”emphasizes the police. From Thursday in Albania whoever is caught without a mask abroad is fined with 3 thousand ALL, while if he repeats the violation 5 thousand ALL