Shqipëria ka bërë gati “pasaportën” për personat që janë vaksinuar kundër koronavirusit. Ashtu sikur njoftoi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama, pasaporta e vaksinimit do të merret përmes e-Albania-s.

Por si mund ta marrin personat që janë vaksinuar?

Hapi i parë është futja te portali e-Albania duke u identifikuar si qytetar, më pas do të zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19” duke klikuar mbi dokumentin.

Më pas pasaporta e vaksinimit kundër Covid-19 me kodin unik do t’ju vijë në seksionin “Dokumentet e mia” te e-Albania.

Pasaporta që vërteton se një person e ka marrë dozën ka hapur debate mes vendeve të BE-së, por për momentin në vendin tonë më i rëndësishëm është fakti që të bëhet vaksina.

Deri tani në Shqipëri kanë ardhur fillimisht 970 doza nga një vend i BE-së dhuratë dhe 1170 doza të tjera nga kontrata me Pfizer, me të cilat po vijon vaksinimi i mjekëve që janë në vijën e parë të luftës.

Albania has prepared a “passport” for people who have been vaccinated against coronavirus. As Prime Minister Edi Rama announced a few days ago, the vaccination passport will be obtained through e-Albania.

But how can people who have been vaccinated get it?

The first step is to enter the e-Albania portal by identifying as a citizen, then you will select the service “Covid-19 vaccination passport” by clicking on the document.

Then the vaccination passport against Covid-19 with the unique code will come to you in the “My Documents” section of e-Albania.

The passport that proves that a person has taken the dose has opened debates between EU countries, but at the moment in our country the most important is the fact that the vaccine is made.

So far, 970 doses from an EU gift country and another 1170 doses from the contract with Pfizer have initially arrived in Albania, with which the vaccination of doctors who are on the front lines of the war is continuing.