Ngjarje e rëndë në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. Qemal Bici, 56 vjeç vret me sopatë bashkëshorten Minevere Bici 53 vjeçe e më pas vetvaret në një pemë në afërsi të banesës.

Krimi makabër ka ndodhur pasditen e së hënës. Gjithçka është zbuluar nga djali adoleshent i çiftit i cili ka kërkuar ndihmë.
Për çiftin Bici nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe grupi hetimor. Në cilësinë e provës materiale është gjetur sopata me të cilin ishte kryer vrasja.
Ende mbeten mister shkaqet që dërguan çiftin në fundin tragjik. Çifti kishte katër fëmijë. Ndërsa Qemal Bici njihej si njeri i qetë dhje jo problematik.

Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë: Librazhd/ Informacion paraprak

Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.

Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Serious event in the village of Dragostunje in Librazhd. Qemal Bici, 56, kills his wife Minevere Bici, 53, with an ax and then hangs himself in a tree near the apartment.

The macabre crime happened on Monday afternoon. Everything was discovered by the teenage son of the couple who asked for help.
There was no escape for the Bici couple.

Police and the investigative team went to the scene. The material with which the murder was committed was found as material evidence.
The reasons that sent the couple to the tragic end still remain a mystery. The couple had four children. While Qemal Bici was known as a calm and non-problematic man.

Work is underway to clarify the causes of this event.

Police notification: Librazhd / Preliminary information

In the village of Dragostunjë, Librazhd, in the apartment of the citizen Q.B., about 56 years old, in still unclear circumstances it is suspected that he killed with a sharp tool (ax) his wife the citizen M.B., about 53 years old and then hanged himself.

The investigative group led by the Prosecution is at the scene and is working to fully clarify and document the circumstances of the event.