Albana Hana, vajza e prokurorit të njohur Xhevat Hana, do të përfaqësojë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit në zonën e Rrajcës dhe të Prrenjasit.

Albana Hana ka studiuar Shkenca Sociale dhe Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës dhe mban gradën Master në fushën e Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut në Evropën Juglindore nga Universiteti i Sarajevës dhe Bolonjës. Ka kryer studimet e doktoraturës në fushën e ligjbërjes në Gjermani si dhe kërkime shkencore pranë disa instituteve prestigjoze në Evropë si, Instituti Max Planck për të Drejtën e Krahasuar dhe atë Private Ndërkombëtare, si dhe pranë Universiteteve të Oksfordit dhe Kembrixhit. Albana Hana është e trajnuar në fushën e lidershipit pranë Qendrës për Lidership në Bruksel.

Për të çuar përpara kontributin e të atit në shërbim të vendit, Albana Hana u bë pjesë e skuadrës së Partisë Socialiste përmes platformës “Deputeti që duam”.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla prezantoi Albanën në fshatin e saj të lindjes, në Rrajcë ku mikpritja e banorëve, për vajzën e tyre, ishte e jashtëzakonshme.

“Është nder për Partinë Socialiste që përfaqësuesin e vet për këtë zonë ta ketë Albanën. Është vajza e mikut të të gjithë Rrajcës, Xhevat Hanës. Për ata që nuk e dinë, Rrajca ka prodhuar burra e gra të shkëlqyera. Rrajca njihet për njerëz me reputacion të shkëlqyer dhe Xhevati ishte një nga ata njerëz që luftoi për drejtësinë e vërtetë në Shqipëri. Albana do të jetë pjesë e listës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit. Ka ardhur në bazë të një procesi që ne kemi nisur duke hapur dyert e PS, jo vetëm për njerëz që militojnë brenda partisë, por edhe për njerëz me kontribute jashtë. Në kuadër të procesit “Deputeti që duam” u krijua një derë për të dhënë kontribute, djem e vajza, burra e gra në fusha të caktuara, qofshin mjekë, mësues, sipërmarrës apo fermerë e jurist të shkëlqyer si Albana. Albana ka punuar në Ministrinë e Integrimit Europian deri kur Saliu e hoqi nga puna si vajza e Xhevat Hanës”, deklaroi Balla.

Ndërsa Albana Hana në fjalën e saj siguroi banorët e Rrajcës dhe të Prrenjasit se të gjithë eksperiencën e saj do ta verë në shërbim të kësaj zone për zhvillimin e mëtejshëm të saj, teksa u shpreh e impresionuar me ndryshimet e viteve të fundit.

“Jam vajzë e kësaj zone dhe kur erdha sot kam vënë re një ndryshim kozmik do thoja, ndryshim shumë të madh që ka ndodhur në zonë dhe më vjen shumë mirë.
E di që keni pasur shumë vështirësi, mbaj mend familjen e tim eti dhe jam e njohur me gjithë mundin dhe vështirësitë që kaloni ju. Unë nuk jam e fushës së politikës, unë jam e fushës së projekteve. Për shumë vite jam marrë me projekte të Bashkimit Europian dhe kjo është pika më e fortë ku unë do doja të fokusoheshim, por për këtë dua besimin tuaj, dua të punojmë bashkë. Ndoshta jeni të lodhur, ndoshta keni humbur besimin tuaj, janë të gjitha të pranueshme, por gjërat duhen bërë bashkë. Do të punojmë bashkë me projekte të ndryshme, mbi të gjitha të bashkëpunimit ndërkufitar. Kjo do jetë puna jonë. Nuk ka rëndësi çfarë kanë bërë të tjerët. Ne nuk mund ta bazojmë punën tonë duke sharë apo duke hedhur baltë, por do ta bazojmë vetëm në punën tonë. Vetëm kështu do ndryshojmë.” Rrajca njihet si një nga zonat që i ka dhënë Shqipërisë njerëz punëtorë e të nderuar, por banorët e Rrajcës u shprehën të nderuar me këtë përfaqësim të Albana Hanës”, tha Hana.

Albana Hana ka eksperiencë të konsiderueshme në administratën publike dhe është eksperte e fondeve dhe programeve të Bashkimit Evropian, veçanërisht eprogrameve të Bashkëpunimit Ndërkufitar.

Albana Hana, the daughter of well-known prosecutor Xhevat Hana, will represent the Socialist Party in the April 25th elections in the Rrajca and Prrenjas areas.

Albana Hana studied Social Sciences and Law at the University of Tirana and holds a Master’s degree in Democracy and Human Rights in Southeast Europe from the University of Sarajevo and Bologna. He has completed his doctoral studies in the field of law in Germany as well as scientific research at several prestigious institutes in Europe, such as the Max Planck Institute for Comparative Law and Private International Law, as well as at the Universities of Oxford and Cambridge. Albana Hana is trained in leadership at the Leadership Center in Brussels.

To advance her father’s contribution to the service of the country, Albana Hana became part of the Socialist Party team through the “MP we want” platform.

The Chairman of the Parliamentary Group of the Socialist Party, Taulant Balla introduced Albana in her native village, in Rrajcë where the hospitality of the residents, for their daughter, was extraordinary.

“It is an honor for the Socialist Party to have Albana as its representative for this area. She is the daughter of Rrajca’s friend, Xhevat Hana. For those who do not know, Rrajca has produced excellent men and women. Rrajca is known for people with an excellent reputation and Xhevati was one of those people who fought for true justice in Albania. Albana will be part of the Socialist Party list in the April 25 elections. It has come based on a process that we have started by opening the doors of the SP, not only for people who militate within the party, but also for people with contributions outside. As part of the “MP we want” process, a door was created to make contributions, boys and girls, men and women in certain fields, be they doctors, teachers, entrepreneurs or farmers and excellent lawyers like Albana. “Albana worked in the Ministry of European Integration until Saliu fired her as the daughter of Xhevat Hana”, declared Balla.

While Albana Hana in her speech assured the residents of Rrajca and Prrenjas that she will use all her experience in the service of this area for its further development, as she expressed her impression with the changes of recent years.

“I am a girl from this area and when I came today I noticed a cosmic change, I mean, a very big change that has happened in the area and I feel very good.
I know you have had many difficulties, I remember my father’s family and I am familiar with all the hardships and difficulties you are going through. I am not in the field of politics, I am in the field of projects. For many years I have been dealing with European Union projects and this is the strongest point where I would like to focus, but for this I want your trust, I want to work together. Maybe you are tired, maybe you have lost your faith, they are all acceptable, but things have to be done together. We will work together on various projects, especially cross-border cooperation. This will be our job. It does not matter what others have done. We cannot base our work on swearing or throwing mud, but we will base it only on our work. Only then will we change. ” Rrajca is known as one of the areas that has given Albania hardworking and honorable people, but the residents of Rrajca expressed their respect with this representation of Albana Hana “, said Hana.

Albana Hana has considerable experience in public administration and is an expert on European Union funds and programs, especially Cross-Border Cooperation programs.