Pas shtatë vitesh kërkime, zyra e Interpol Tiranës identifikoi dhe në bashkëpunim me homologët anglez prangoi një qytetar fierak i kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Marsel Hoxhaj ndaj të cilit janë lëshuar dy urdhër arresti, në 19 Janar 2014 dhe 26 Shkurt 2014 nga gjykata e Fierit është arrestuar në Londër.

Ndaj tij ka nisur procesi ekstradimit. Në urdhrin ndërkombëtar të arrestit thuhet se , Hoxhaj 34 vjeç në bashkëpunim me Erigenst Sulajn tentuan të korruptojnë një zyrtar publik (prokuror) duke i ofruar shumën e 2 milion lekë të vjetra për të lehtësuar pozitat e tij.

Të dhënat e urdhër arrestit tregojnë se Marsel Hoxhaj akuzohej për goditje të një oficeri policie pasi konstatoi se ai ishte duke i dhënë makinës në gjendje të dehur.

Hoxhaj do t’i vijojë procedurat e ekstradimit i mbajtur në një prej paraburgimeve në kryeqytetin britanik.

After seven years of research, the Interpol Tirana office identified and in cooperation with its English counterparts accepted a citizen of Fier wanted by the Albanian justice.

Marsel Hoxhaj, against whom two arrest warrants were issued, on 19 January 2014 and 26 February 2014 by the court of Fier was arrested in London.

The extradition process has started against him. The international arrest warrant states that Hoxhaj, 34, in cooperation with Erigenst Sulaj, tried to bribe a public official (prosecutor) by offering him the sum of 2 million old lekë to facilitate his positions.

The data of the arrest warrant show that Marsel Hoxhaj was accused of hitting a police officer after he ascertained that he was giving the car in a drunken state.

Hoxhaj will continue the extradition proceedings held in one of the detention centers in the British capital.