Bujë të madhe bëri në media se gazetaret Mira Kazhani dhe Bieta Sulo punonin në UKT me rroga të majme.

Ndërsa së fundmi raportohet se shoqata e Avokatëve Antikorrupsion, e përfaqësuar nga kryetari Ndue Pjetra ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, Redi Molla.

Por nuk është kallëzuar penalisht vetëm Redi Molla nga shoqata e Avokatëve Antikorrupsion. E ditur bëhet se penalisht janë kallëzuar edhe Mira Kazhani, Bieta Sulo, Bledi Mane, Skënder Minxhozi, Lorenc Vangjeli.

Gjithashtu edhe gruaja e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, Ajola Xoxa është kallëzuar penalisht. Më tej është thënë se mes të akuzuarve është edhe djali i gazetarit Mero Baze, Aldion Baze dhe regjisori Leka Bungo.

Avokati Ndue Pjetra ka kërkuar që të fillojnë hetimet menjëherë për personat e lartë përmendur. Të gjithë personat e lart pëmendur akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës’’ dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Sipas asaj që bëhet e ditur nga avokati, ata kanë rezultuar të punësuar në UKT. Kurse Veliaj lidhur me punësimin e gazetarëve në UKT tha se duhet që t’u shpjegojnë histerikëve se uji del i kulluar dhe perfekt nga Bovilla.

Por edhe pse Veliaj u shpreh se uji del i kulluar nga Bovilla, disa kohë më parë në një intervistë me gazetarin Enkel Demi tha se ishte ngritur herët dhe kishet dalë të blinte ujë, pasi nuk kishte në shtëpi.

It made a big fuss in the media that journalists Mira Kazhani and Bieta Sulo worked at UKT with fat salaries.

While recently it is reported that the Association of Anti-Corruption Lawyers, represented by the chairman Ndue Pjetra has filed a criminal complaint with the Tirana Prosecutor’s Office with the director of Tirana Water Supply and Sewerage, Redi Molla.

But not only Redi Molla has been criminally charged by the Anti-Corruption Lawyers Association. It is known that Mira Kazhani, Bieta Sulo, Bledi Mane, Skënder Minxhozi, Lorenc Vangjeli have also been criminally charged.

Also, the wife of the mayor of Tirana, Erion Veliaj, Ajola Xoxa has been criminally charged. It was further stated that among the accused is the son of journalist Mero Baze, Aldion Baze and director Leka Bungo.

Lawyer Ndue Pjetra has demanded that investigations be launched immediately for the above-mentioned persons. All of the above persons are charged with the criminal offenses of “Abuse of Duty” and “Forgery of Documents”.

According to the lawyer, they have been employed by UKT. Regarding the employment of journalists in UKT, Veliaj said that they should explain to hysterics that the water comes out clean and perfect from Bovilla.

But even though Veliaj said that the water comes out clean from Bovilla, some time ago in an interview with journalist Enkel Demi he said that he got up early and went out to buy water, as he was not at home.