Identifikohet mjeku i urgjencës që u godit nga pacienti në Elbasan.
Ai është 55-vjeçari Sherif Kullolli me një eksperiencë të gjatë në këtë pavion.
Mjeku u godit dhe u fye me fjalë të rënda nga i riu me inicialet K.G. 29 vjeç.

Sipas burimeve, i arrestuari e ka pasur babanë në gjendje të rëndë dhe ka kërkuar nga mjeku që ta vizitojë sa më parë.

Pas këtij incidenti kanë reaguar bluzat e bardha të cilat kanë kërkuar më shumë siguri në ushtrimin e detyrës.

Komunikata e Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi në urgjencën e spitalit Elbasan, ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan.

 

The emergency doctor who was hit by the patient in Elbasan is identified.
He is 55-year-old Sherif Kullolli with a long experience in this pavilion.
The doctor was hit and insulted with harsh words by the young man with the initials K.G. 29 years old.

According to sources, the detainee had his father in serious condition and asked the doctor to visit him as soon as possible.

After this incident, the white T-shirts reacted and demanded more security in the exercise of duty.

Police Communication

Specialists for the Investigation of Crime in the Elbasan Police Commissariat, arrested in flagrante delicto the citizen: KG, 29 years old, resident in Elbasan, after in the emergency room of the Elbasan hospital, he hit and threatened with words the ready doctor, the citizen Sh.K., 55 years old, resident in Elbasan.