Dhuna në familje ka shpërthyer gjatë pandemisë sa kohë kufizimet na mundësuan më tepër orë qëndrimi në banesë dhe për rrjedhojë më tepër orë pranë të afërmve. Dy vëllezër nga Kukësi u rrahën me njëri tjetrin, pas konfliktit se cili prej tyre duhet ta mbante nënën e moshuar. Sipas gazetës “Si” të rinjtë jetojnë në Paskuqan dhe të dy ata do të hetohen për dhunë në familje pasi secili ka kallëzuar tjetrin, teksa e rrahur prej tyre, ka përfunduar edhe e motra e martuar në një lagje tjetër periferike të Tiranës.

Vëllai më i madh, thotë në polici se prej vitesh jeton në Itali dhe se për shkaqe emigracioni e kishte të pamundur ta merrte nënën me vete. A.Q., 45 vjeç, kujton se kur u largua, më i vogli N.Q., 38 vjeç, e paralajmëroi, se nëse nuk e merrte nënën, nuk do ta shihte sa të ishte gjallë.

“Kur erdha, shkova për vizitë. Mora edhe motrën me vete që është e martuar në Bathore, Kamëz. Ai nga inati që nuk e mora nënën, nuk më lejon ta takoj atë. Më ka thënë, nëse e do kaq shumë mbaje ti. Por nuk e marr dot. Kjo gjë na ka sjellë një konflikt të madh në familje. Unë hyra me dhunë në shtëpi dhe u drejtova për nga dhoma ku rri nëna. Por vëllai më kapi për krahu dhe nuk më lejoi. Më kapi për krahësh dhe më nxori jashtë”,- thotë 45-vjeçari në polici.

Në këtë moment, mes dy vëllezërve ka ndërhyrë e motra, e cila nga shtyrjet mes dy vëllezërve është rrëzuar përtokë. Por sipas përshkrimeve, kur vëllai i madh e ka ngritur në këmbë dhe i ka thënë që të dilnin, ajo ka tundur kokën dhe ka kërkuar të qëndrojë.

“Unë ika, pasi vëllai i vogël më shtynte derisa dola përjashta. Pas pak metrash, më mori në telefon motra dhe duke qarë më kërkoi ta prisja. U ktheva dhe pashë që vëllai e kishte rrahur dhe atë”,- shprehet 45-vjeçari, i cili veç pretendimit për dhunë, kërkon ndihmën e policisë që të takojë nënën.

Domestic violence erupted during the pandemic as long as the restrictions allowed us more hours in the apartment and consequently more hours near relatives. Two brothers from Kukes beat each other, after the conflict over which of them should support the elderly mother. According to the newspaper “Si”, the young people live in Paskuqan and both of them will be investigated for domestic violence after each of them reported the other, while being beaten by them, his married sister ended up in another suburb of Tirana.

The older brother says to the police that he has been living in Italy for years and that due to emigration it was impossible for him to take his mother with him. A.Q., 45, recalls that when he left, the youngest N.Q., 38, warned him that if he did not take his mother, he would not see her as long as he was alive.

“When I came, I went to visit. I also took my sister who is married in Bathore, Kamza. He out of anger that I did not take my mother, does not allow me to meet her. He told me, if you love him so much keep it. But I can not take it. This has brought us a great deal of family conflict. I forcibly entered the house and headed for the room where my mother is staying. But my brother grabbed me by the arm and would not let me. “He grabbed me by the arms and pulled me out,” the 45-year-old told police.

At this moment, the sister intervened between the two brothers, who fell to the ground due to the pushes between the two brothers. But according to the descriptions, when the older brother raised her to her feet and told her to come out, she shook her head and asked to stay.

“I ran away because my little brother pushed me until I went outside. After a few meters, my sister called me and cried and asked me to wait for her. “I came back and saw that my brother had beaten her as well,” said the 45-year-old, who, in addition to claiming violence, asked the police for help to meet his mother.