Pandemia e koronavirusit shkaktoi një krizë të madhe ekonomike tek shumë familje shqiptare, pasi mbyllja e disa aktiviteteve la pa punë mijëra qytetarë.

Për këtë “Rilindja” nxorri “pagën e luftës”, si një shumë parash që do të ndihmonte shqiptarët. Mirëpo propaganda e kësaj pakete ishte më e madhe se ndihma që këto para iu erdhën shqiptarëve.

Lidhur me situatën e vështirë ekonomike ka folur edhe Guvernatori i Bankës Gent Sejko. Ai theksoi se banka e Shqipërisë ka shpërndarë likuiditet tek shumë biznese, por dihet se nuk janë të pakta aktivitetet që ankohen për diçka të tillë.

Gjatë intervistës në Abcnews, ai foli edhe për atë që quhet teoria e “hedhjes së së parasë me helikopter”. Kjo ka të bëjë me injektimin direkt të parasë nga BSH tek qytetarët. Sipas tij ky është skenari i fundit.

Sejko u shpreh:

Është dëgjuar teoria e hedhjes së parasë me helikopter që është injektimi direkt nga banka qendrore i parasë te qytetarët. Lehtësimi sasior do të bëhej vetëm në këtë mënyrë duke blerë letra me vlerë të qeverisë. Ekziston ky skenar, e kemi njoftuar. Është skenari i fundit në rast se qeveria do i ketë konsumuar të gjitha burimet. Në rastin konkret qeveria po shkon direkt marrjes së një eurobondi të ri, 650 milion euro. Nuk e dimë nëse do të ketë sukses. Megjithatë rihapja dhe rikthimi në normalitet po jep shenjat e para. Besoj se do të ketë sukses por nuk mund ta parashikoj. Sa më shpejt të vijë ringritja aq më shpejt do të ketë një përmirësim në mbledhjen e të ardhurave.

The coronavirus pandemic caused a major economic crisis in many Albanian families, as the closure of several activities left thousands of citizens jobless.

For this reason, “Rilindja” issued a “war salary”, as a sum of money that would help Albanians. However, the propaganda of this package was greater than the help that this money came to the Albanians.

The Governor of the Bank Gent Sejko also spoke about the difficult economic situation. He stressed that the Bank of Albania has distributed liquidity to many businesses, but it is known that there are many activities that complain about such a thing.

During an interview with Abcnews, he also talked about what is called the “helicopter money laundering” theory. This has to do with the direct injection of money from the BoA to the citizens. According to him, this is the last scenario.

Sejko said:

The theory of throwing money by helicopter has been heard, which is the direct injection of money from the central bank to the citizens. Quantitative easing would only be done in this way by purchasing government securities. There is this scenario, we have announced it. It is the latest scenario if the government has exhausted all resources. In this case, the government is going directly to obtain a new Eurobond, 650 million euros. We don’t know if it will succeed. However, reopening and returning to normal is giving the first signs. I believe it will succeed but I cannot predict it. The sooner the recovery comes, the sooner there will be an improvement in revenue collection.