Për pak kohë bëhet 1 vit që vendi ynë, si gjithë bota është në pandemi, çka ka bërë që studentët të mungojnë në auditorë. Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë zëra se diplomimi dhe mësimi online nuk do të njihen.

Ligji i arsimit të lartë, në nenin 24 parashikon se format e studimeve në institucionet e arsimit të lartë janë: studime me kohë të plotë; studime me kohë të pjesshme; studime në distancë.

Zv. Ministrin e arsimit Oltion Rrumbullaku sqaroi se situata e pandemisë justifikon mungesën e studentëve në auditorë.

“Ne kemi pasur problem me universitetet fiktive që u mbyllën, një pjesë e mirë e tyre zhvillonin mësimin në distancë ose mësim me kohë të pjesshme. Ky ligj nuk ka me studentët dhe situatën aktuale. Flasim për studentët e ardhshëm, flasim për programet e studimit në të ardhmen. Për programet e ardhshme të studimit”, tha ai.

Zv.ministri zbuloi se situata e jashtëzakonshme e pandemisë hapi një dritare të re drejt mësimit online që mund të praktikohet pjesërisht edhe pasi bota të çlirohet nga koronavirusi

“Në fakt është një shqetësim të paktën dhe i imi, se mësimi online nëse do të jetë totalisht i liberalizuar, mund të sjellë problematika, mund të sjellë prirjen për ta shmangur mësimin në auditore”, u shpreh Rrumbullaku.

For a short time it has been 1 year that our country, like the whole world is in a pandemic, which has caused students to be absent from the auditorium. Recently, rumors are circulating on social networks that graduation and online learning will not be recognized.

The Law on Higher Education, in Article 24 stipulates that the forms of studies in higher education institutions are: full-time studies; part-time studies; distance studies.

Zv. Minister of Education Oltion Rrumbullaku explained that the pandemic situation justifies the lack of students in the auditorium.

“We had a problem with the fictitious universities that closed, a good part of them developed distance learning or part-time teaching. This law has nothing to do with students and the current situation. We talk about future students, we talk about future study programs. “For future study programs,” he said.

The Deputy Minister revealed that the emergency situation of the pandemic opened a new window towards online learning that can be practiced in part even after the world is liberated from the coronavirus

“In fact, it is a concern, at least for me, that online learning, if it will be totally liberalized, may bring problems, it may bring the tendency to avoid teaching in classrooms,” said Rrumbullaku.