Ministria e Arsimit nuk e ka përcaktuar ende nëse viti i ri akademik do të nisë rregullisht apo do të zhvillohet sërish online.Përtej vendimeve të qeverisë dhe ministrisë, mësues dhe pedagogë mendojnë se shkollat duhet të rihapen dhe se duhen gjendur mënyra për ta menaxhuar mësimin në kushtet e pandemisë, sipas reporter.al.Gati një muaj para nisjes së vitit të ri akademik, mësuesit dhe nxënësit në Shqipëri janë ende të paqartë nëse mësimi do të zhvillohet nëpër klasa apo në platformat online, si rrjedhojë e shifrave të larta të infektimeve me COVID-19 në Shqipëri.Përveç datës së nisjes më 14 shtator, edhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nuk ka përcaktuar ende asgjë zyrtare – ndonëse pohon se është “e përgatitur për çdo lloj skenari”.“Në varësi të ecurisë së pandemisë, do të dalin dhe udhëzime përkatëse. Deri tani nuk ka diçka, pasi po vlerësohet pandemia,” deklaroi Ministria së Arsimit në një përgjigje për BIRN.

 

Sistemi i arsimit është një ndër fushat më të prekura nga pandemia e COVID-19, e cila vazhdon të mbajë në paqartësi me mijëra mësues, nxënës dhe prindër. Një publikim i Kombeve të Bashkuara mbi COVID-19 vlerëson se pandemia imponoi mbylljen e shkollave në 188 vende të botës, duke cënuar të drejtën për arsim të më shumë se 1.5 miliardë fëmijëve.Përgjatë muajve mars –qershor, të gjitha institucionet arsimore në Shqipëri testuan platformat e mësimit online. Por mësues dhe akademikë i thanë BIRN se ka ardhur kohë që të bashkëjetohet me pandeminë, ndërsa shpresonin që viti i ri akademik t’i gjejë nëpër klasa.

“Siguri nuk ndjejmë askund, as në shtëpinë tonë, pasi dikush do duhet të punojë e të ketë kontakt me persona të tjerë. E përderisa jemi në kontakt me njerëz, risku është përherë i pranishëm. Ndaj jeta dhe puna duhet të vazhdojnë, dhe do të gjenden mënyra për ta menaxhuar procesin mësimor,” tha Irini Tase, pedagoge e gjuhës greke në një prej shkollave të Tiranës.Megjithë hezitimin dhe pasigurinë nga pandemia, Tase e konsideron të rëndësishëm kontaktin e drejtpërdrejtë me nxënësit, ndërsa vlerëson se procesi mësimor në distancë është më i ndërlikuar.Të tjerë mësues ndajnë të njëjtën ndjesi.

Erjona Saqe, mësuese e ciklit fillor pranë kolegjit Turgut Ozal i tha BIRN se pandemia e gjeti të papërgatitur.

“Nuk isha e përgatitur për një ndryshim kaq të shpejtë, kaq rrënjësor, dhe pa asnjë alternativë tjetër. Sfida ime më e madhe ishte që krahas mësimit online, duhej të kujdesesha në mënyrë të vazhdueshme për psikologjinë dhe shëndetin mendor të nxënësve të mi 10-vjeçarë,” tha Saqe.

Edhe Elsa, pedagoge e Gjuhës Angleze në Universitetin Bujqësor të Tiranës e konsideroi sfidë procesin e zhvillimit të mësimit online. Ndonëse është e shqetësuar nga numri i lartë i infektimeve në Shqipëri, ajo shpreson që viti i ri akademik të fillojë fizikisht nëpër klasa.

“Procesi i zhvillimit të mësimit në distancë është një sfidë në vetvete. Si fillim, ishte një rrugë të cilës pjesa dërrmuese e mësimdhënësve iu fut vetëm me një urdhër të MASR, pa patur asnjë ndihmë apo trajnim , materiale apo burime didaktike online pa pagesë, pa sigurimin e platformave të mësimdhënies në distancë,” tha pedagogia e anglishtes.

“Sigurisht nuk mendoj se masat mbrojtëse do të sigurojnë një mësim normal, pasi mendoj se për të folur për normalitet do të na duhet akoma shumë kohë, ndoshta deri vitin tjetër. Të paktën të zhvillohet një pjesë e mësimit fizikisht në klasa dhe një pjesë e tij online,” sugjeroi ajo.Sipas Erjona Saqes, mësimi online i ngjan një emisioni live –ku interferojnë njëkohësisht familjarë të mësuesve dhe nxënësve dhe menaxhimi sipas saj është sfilitës. Ajo shton se shkolla ku punon ka kushte specifike për të garantuar higjienën dhe procesi mësimor do të ishte më frytdhënës. “Në shkollën ku punoj, klasat, korridoret, oborri dhe tualetet pastrohen dhe mirëmbahen rregullisht, ka ujë të rrjedhshëm dhe sapun kudo, dhe krahas këtyre, për situatën e pandemisë kemi shtim të dezinfektimit të ambjenteve gjatë gjithë ditës. Duke pasur parasysh këto kushte që i njoh me vite, nëse nxënësit dhe mësuesit do mbajnë rregullisht maskat dhe do zbatojnë ruajtjen e distancës, mendoj se kthimi në shkollë nuk do të përbëjë rrezik,” thotë Saqe.

Në mungesë të një vendimi nga Ministria e Arsimit dhe e udhëzimeve përkatëse, pedagogët përpiqen të japin sugjerime se si mund të funksionojë mësimi nëpër klasa në kushtet e COVID-19.“Zgjidhja më e mirë do të ishte mësimi në klasë me dritare dhe dyer të hapura. Të paktën për muajt shtator- tetor, kur moti është ende i mirë dhe nuk kemi ndryshim të orës. Herë pas here mund të alternohet me një mësim në oborrin e shkollës apo në një ambjent tjetër jo të mbyllur,” sugjeron Erjona Saqe nga Turgut Ozal.

 

The Ministry of Education has not yet determined whether the new academic year will start regularly or take place online again. Beyond government and ministry decisions, teachers and educators believe that schools should be reopened and that ways should be found to manage teaching in Pandemic conditions, according to reporter.al.Almost a month before the start of the new academic year, teachers and students in Albania are still unclear whether teaching will take place in classrooms or on online platforms, due to high numbers of infections with COVID-19 in Albania. Apart from the launch date of September 14, the Ministry of Education, Sports and Youth has not yet determined anything official – although it claims that it is “prepared for any kind of scenario”. “Depending on the progress of the pandemic, relevant instructions will also be issued. “So far there is nothing, as the pandemic is being assessed,” the Ministry of Education told BIRN.

 

The education system is one of the areas most affected by the COVID-19 pandemic, which continues to plague thousands of teachers, students and parents. A United Nations publication on COVID-19 estimates that the pandemic imposed the closure of schools in 188 countries, violating the right to education of more than 1.5 billion children. During the months of March-June, all educational institutions in Albania tested online learning platforms. But teachers and academics told BIRN that it was time to coexist with the pandemic, as they hoped the new academic year would find them in the classroom.

“We do not feel safe anywhere, not even in our house, because someone will have to work and have contact with other people. And as long as we are in contact with people, risk is always present. Therefore, life and work must continue, and ways will be found to manage the learning process, “said Irini Tase, a Greek language teacher in one of the schools in Tirana. Despite the hesitation and uncertainty from the pandemic, Tase considers direct contact important. with students, while assessing that the distance learning process is more complex.Other teachers share the same feeling.

Erjona Saqe, a primary school teacher at Turgut Ozal College, told BIRN that he found the pandemic unprepared.

“I was not prepared for such a rapid change, so radical, and without any other alternative. My biggest challenge was that in addition to online learning, I had to constantly take care of the psychology and mental health of my 10-year-old students, ”said Saqe.

Elsa, an English language lecturer at the Agricultural University of Tirana, also considered the process of developing online learning a challenge. Although she is concerned about the high number of infections in Albania, she hopes that the new academic year will start physically in the classrooms.

“The process of developing distance learning is a challenge in itself. “For a start, it was a path that the vast majority of teachers accessed only with an MASR order, without any help or training, free online teaching materials or resources, without the provision of distance learning platforms,” ​​said the English pedagogue. .

“I certainly do not think that protective measures will ensure a normal lesson, as I think that we will still need a lot of time to talk about normalcy, maybe until next year. “At least part of the teaching should take place physically in the classroom and part of it online,” she suggested. She adds that the school where she works has specific conditions to guarantee hygiene and the learning process would be more fruitful. “In the school where I work, the classrooms, corridors, yard and toilets are regularly cleaned and maintained, there is running water and soap everywhere, and in addition to the pandemic situation, we have increased disinfection of the premises throughout the day. “Given these conditions that I have known for years, if students and teachers wear masks regularly and maintain distance, I think going back to school will not be a risk,” says Saqe.

In the absence of a decision from the Ministry of Education and the relevant instructions, educators try to give suggestions on how classroom teaching can work in the conditions of COVID-19. “The best solution would be classroom teaching with windows and doors. open. At least for the months of September-October, when the weather is still good and we do not have a change of time. From time to time it can be alternated with a lesson in the school yard or in another non-closed environment, “suggests Erjona Saqe from Turgut Ozal. Even Irini Tase considers it difficult to start a school year with new students from a distance and thinks that educational institutions can guarantee hygiene conditions dh