Në dy javët e ardhshme vendi ynë do të jetë nën të njëjtat masa kufizuese sa i takon parandalimit të përhapjes së Covid 19. Zëvendësministrja Mira Rakacolli u shpreh se ora policore do të vijojë të mbetet në fuqi, që nënkupton kufizimin e lëvizjes dhe aktivitetit nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit.

Ndërkohë që Universitetet do të vijojnë të jenë të mbyllura, njësoj si dhe fluturimet me Britaninë e Madhe, ndërsa sipas Rakacollit nuk ka të dhëna nëse mutacioni britanik i Covidit ka mbërritur në Shqipëri.

“Ka një tendencë të lehtë ulje, e cila mbetet për tu konfirmuar në javët në vijim. Nuk kemi ende të dhëna nëse virusi britanik të jetë në vendin tonë, do të vazhdojë të mbetet në fuqi ora policore, edhe Universitetet do të vijojnë që të jenë të mbyllura, dhe mësimi të vijojë online. Fluturimet me Britaninë e Madhe do të jenë të pezulluara deri në datën 18 Janar. Të vazhdojmë të mbajmë maskat, dhe të vijojmë që të ruajmë distancimin social”, u shpreh Rakacolli gjatë komunikimit me gazetarët.

Ndërkohë Drejtoresha e Përgjithshme e ISHP-së, Albana Fico ka folur për situatën e pandemisë së koronavirusit në dy javët e fundit në vendin tonë, duke sqaruar grupmoshën e personave më të prekur, të cilët janë 55-64 vjeç, ndërsa në vend të dytë rreshtohen të rinjtë e moshës 25-34 vjeç.

In the next two weeks our country will be under the same restrictive measures in terms of preventing the spread of Covid 19. Deputy Minister Mira Rakacolli said that the curfew will continue to remain in force, which means restricting movement and activity from the clock 22 in the evening until 6 o’clock in the morning.

While the Universities will continue to be closed, as well as the flights with Great Britain, while according to Rakacolli there is no data whether the British Covid mutation has arrived in Albania.

“There is a slight downward trend, which remains to be confirmed in the coming weeks. We do not yet have data if the British virus is in our country, curfew will continue to be in place, Universities will continue to be closed, and tuition will continue online. Flights to the UK will be suspended until 18 January. To continue to wear masks, and to continue to maintain social distance “, said Rakacolli during the communication with the journalists.

Meanwhile, the General Director of IPH, Albana Fico spoke about the situation of the coronavirus pandemic in the last two weeks in our country, explaining the age group of the most affected persons, who are 55-64 years old, while in second place young people aged 25-34 are lined up.