Elon Musk i ka bërë një ftesë presidentit rus, Vladimir Putin, për të biseduar në aplikacionin e tij të ri “Clubhouse”, i cili bazohet vetëm në biseda audio.

Të shtunën, CEO i Tesla etiketoi llogarinë zyrtare të Kremlinit për të pyetur nëse presidenti rus dëshiron të bashkohet me të në një bisedë në aplikacionin më të famshëm të momentit.

“Dëshiron të bashkohesh me mua për një bisedë në Clubhouse ?,” shkroi Musk. Ai më pas shkroi në rusisht: “Do të ishte një nder i madh të flisja me ju”.

Kremlini e quajti ftesën e Musk “interesante” por shtoi se duhej të dinte më shumë detaje. “Ky është sigurisht një propozim shumë interesant, por ne duhet të kuptojmë se çfarë nënkuptohet, çfarë propozohet saktësisht, dhe pastaj do të reagojmë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.

Kujtojmë se Clubhouse është një aplikacion i ri që ka fiksuar miliona njerëz nga Amerika në Kinë. Ai u lançua në mars të vitit 2020 në SHBA dhe në maj kishte vetëm 1500 përdorues por u bë tejet i famshëm pasi Elon Musk zhvilloi aty një bisedë me drejtorin ekzekutiv të Robinhood, Vlad Tenev. Rrjeti social u ngrit në krye të listave të aplikacioneve më të shkarkuar dhe që prej 1 shkurtit numëron më shumë se 2 milionë përdorues dhe vlen më shumë se 1 miliardë dollare.

Elon Musk has invited Russian President Vladimir Putin to chat on his new Clubhouse app, which is based solely on audio chats.

On Saturday, the CEO of Tesla tagged the official Kremlin account to ask if the Russian president wants to join him in a conversation on the most popular app of the moment.

“Do you want to join me for a chat at the Clubhouse?” Musk wrote. He later wrote in Russian: “It would be a great honor to speak with you.”

The Kremlin called Musk’s invitation “interesting” but added that he needed to know more details. “This is certainly a very interesting proposal, but we have to understand what is meant, what exactly is proposed, and then we will react,” Putin’s spokesman Dmitry Peskov told reporters.

Recall that Clubhouse is a new app that has fixed millions of people from America to China. It was launched in March 2020 in the US and in May had only 1500 users but became extremely famous after Elon Musk had a conversation there with Robinhood CEO Vlad Tenev. The social network rose to the top of the list of most downloaded applications and as of February 1 counts more than 2 million users and is worth more than $ 1 billion.