Me shpata dhe armë/ Momenti kur shqiptari i arratisur nga burgu grabit

Një shqiptar i arratisur nga burgu ka pushtuar mediat në Greqi, kur pavarësisht se ishte në kërkim nga policia, ka grabitur një bankë.

Gjithsesi, aventuara e 42-vjeçarit, së bashku me një grek 58-vjeçar, ka përfunduar pasi të dy janë vënë në pranga ditën e djeshme në Peristeri, Athinë.

Mediat greke kanë publikuar pamjet, ku tregohet momenti kur shqiptari futet brenda në bankë i maskuar dhe armatosur dhe kryen grabitjen.

Nën kërcënimin e armës, ai detyron arkëtarin t’i japë të gjtha paratë që gjendeshin atu dhe më pas arratiset me bashkëpunëtorin e tij grek që po e priste.

Por arratia nuk zgjati shumë dhe dy grabitësit u lokalizuan dhe u prangosën. Shqiptarit iu sekuestruan një pistoletë me mulli, fishekë, një shumë në euro që grabiti dhe veshjet e përdorura, ndërsa grekut një armë, dy hanxharë dhe makina që përdorën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia greke thotë se shqiptari ishte arratisur nga burgu në 20 janar të vitit të kaluar, ku po vuante dënimin 28 muaj për vjedhje, rezistencë dhe hyrje ilegale në Greqi.

An Albanian escaped from prison has invaded the media in Greece, when despite being wanted by the police, he robbed a bank.

However, the adventure of the 42-year-old, together with a 58-year-old Greek, has ended after the two were handcuffed yesterday in Peristeri, Athens.

Greek media have published the images, which show the moment when the Albanian enters the bank disguised and armed and commits robbery.

Under the threat of a gun, he forces the cashier to give all the money found to the trump card and then escapes with his Greek accomplice who was waiting for him.

But the escape did not last long and the two robbers were located and handcuffed. The Albanians were seized a pistol with a grinder, bullets, a sum of euros that he robbed and the clothes used, while the Greek was seized a weapon, two choppers and cars that he used to leave the scene.

Greek police say the Albanian escaped from prison on January 20 last year, where he was serving a 28-month sentence for theft, resistance and illegal entry into Greece.