Të dehidratuar, pa ushqyer dhe pa kushtet minimale të higjienës, mes temperaturave të larta, prej 3 ditësh qytetarët shqiptarë po qëndrojnë në pritje për të kaluar në Greqi. Me kalimin e orëve, situata në pikën kufitare të Kalimit në Kakavijë sa vjen dhe po rëndohet! Këto radhë janë krijuar për shkak se qytetarët duan të ikin përpara datës 16 gusht, pasi detyrohen të karantinohen për 7 ditë. Gjithashtu po punohet me vetëm 2 mjekë për kryerjen e tamponëve, të cilët nuk e përballojnë dot fluksin e qytetarëve. Vargu i makinave ka shkuar deri në fshatin Jorgucat, në drejtim të Sarandës.

Të dehidratuar, pa ushqyer dhe pa kushtet minimale të higjienës, mes temperaturave të larta, prej 3 ditësh qytetarët shqiptarë po qëndrojnë në pritje për të kaluar në Greqi.

Ditën e sotme, siç shihet në pamjet me dron të sjella nga Report Tv, radha e makinave ka shkuar deri në 20 km, teksa 5 persona, mes tyre të moshuar dhe fëmijë kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe ka ardhur ambulanca për t’i marrë.

Kjo situatë është krijuar për shkak se Greqia ka vënë si kusht bërjen e tamponit për të kaluar kufirin dhe ai mundësohet falas për kategoritë që lejohen të hyjnë. Arsyeja e dytë është se në datën 16 gusht në Greqi hyn në fuqi vendimi se cdo person që hyn në vend duhet të karantinohet 7 ditë dhe qytetarët duan të shkojnë përpara kësaj date duke krijuar radhë të gjata. Arsyeja e tretë është se në Kakavijë ka 2 mjekë të cilët punojnë 12 orë ndërsa numri i lartë i qytetarëve nuk mund të përballohet, pasi identifikimi, marrja e të dhënave dhe bërja e tamponit kërkon kohën e duhur. Arsyeja e katërt është se pala greke është e mbyllur në harkun kohor 22:00-06:00, duke kufizuar një pjesë të madhe të punës.

Pikërisht për këto 4 arsye të sipërpërmendura, vargu i makinave ka shkuar deri në fshatin Jorgucat, në drejtim të Sarandës. Qytetarët shprehen të indinjuar, ku i bëjnë apel shtetit shqiptar për të ndërhyjë, pasi thonë se shumica e tyre kanë ardhur për ripërtëritjen e kartave të identitetit/ pasaportave dhe pak prej tyre për të kaluar pushimet.

Në Kakavijë ka forca të shumta policore që kanë arritur të normalizojnë pak situatën. Por në kufi vetëm dy infermierë po punojnë një herë në 4 orë, pasi ata pushojnë një orë.

Nga autoritetet policore shqiptare të kufirit mësojmë se policia ka qenë e pranishme në Kakavijë për të parë situatën nga afër. Në bisedime me policinë greke kufitare prej tyre është mësuar që e gjithë situata kaotike krijohet vetëm prej personelit të reduktuar të autoriteteve shëndetësore për të bërë tamponin, që është me detyrim për këdo që do të kalojë në Greqi. Pra personeli kufitar është me kapacitet të plotë, por e gjithë radha dhe pritja e gjatë prej ditësh është bërë për shkak të mungesës së personelit mjekësor.

Dehydrated, without food and without the minimum conditions of hygiene, between high temperatures, for 3 days the Albanian citizens are waiting to cross to Greece. As the hours pass, the situation at the border crossing point in Kakavija is getting worse and worse! These queues were created because the citizens want to leave before the 16th of August, as they are forced to be quarantined for 7 days. We are also working with only 2 doctors to perform tampons, who can not cope with the influx of citizens. The line of cars went to the village of Jorgucat, in the direction of Saranda.

Dehydrated, without food and without the minimum conditions of hygiene, between high temperatures, for 3 days the Albanian citizens are waiting to cross to Greece.

Today, as seen in the drone footage brought by Report Tv, the queue of cars has gone up to 20 km, while 5 people, among them the elderly and children have shown health problems and an ambulance has come to pick them up.

This situation is created because Greece has made it a condition of making the buffer to cross the border and it is provided free of charge for the categories that are allowed to enter. The second reason is that on August 16 in Greece enters into force the decision that every person entering the country must be quarantined for 7 days and citizens want to go ahead of this date by creating long queues. The third reason is that in Kakavija there are 2 doctors who work 12 hours while the high number of citizens can not be afforded, as identification, obtaining data and getting a tampon requires the right time. The fourth reason is that the Greek side is closed in the time frame 22: 00-06: 00, limiting a large part of the work.

Precisely for these 4 reasons mentioned above, the line of cars went to the village of Jorgucat, in the direction of Saranda. Citizens are outraged, appealing to the Albanian state to intervene, as they say that most of them have come for the renewal of identity cards / passports and a few of them to spend the holidays.

In Kakavija there are numerous police forces that have managed to normalize the situation a bit. But at the border only two nurses are working once in 4 hours, as they rest an hour.

We learn from the Albanian border police authorities that the police were present in Kakavija to see the situation closely. In talks with the Greek border police, they learned that the whole chaotic situation is created only by the reduced staff of the health authorities to do the buffer, which is mandatory for anyone who will pass through Greece. So the border staff is at full capacity, but the whole queue and the long wait of days has been done due to the lack of medical staff.