Britania e Madhe ka ndërmarrë për herë të parë një nismë për të tërhequr të rinjtë e talentuar dhe mendjet e ndritura nga e gjithë bota. Kjo lotari mund të hidhet nga të gjithë ata që duan të jetojnë në kombin ishullor.

Përzgjedhja duket se do të jetë strikte, në bazë të nevojave të tregut britanik të punës. Lajmin ka qenë vetë Kryeministri britanik që e ka konfirmuar.

Ai ka thënë:

Ndërsa largohemi nga BE, unë dua të dërgoj një mesazh që Mbretëria e Bashkuar është e hapur për mendjet e talentuara”.
Të gjithë aplikantëve do t’u ofrohet hyrje e shpejtë në Britani dhe një kontratë pune. Kjo skemë pritet të tërheqë shkencëtarë, akademikë, studiues, IT, studentë dhe matematicienë, njoftoi qeveria britanike të dielën.

Skema e ashtuquajtur “Talenti Global” hapet më 20 shkurt. Qëveria britanike nuk ka vendosur kufi nëse se sa do jetë numri aplikantëve që do të pranohen, duke theksuar se do t’i ofrojë mundësi punësimi të gjitha mendjeve të ndritura.

Johnson shtoi:

Britania e Madhe ka një histori krenare të zbulimit shkencor, por për të përballuar sfidat së ardhmes duhet të vazhdojmë të investojmë në kërkime talentesh dhe të rinjsh ambiciozë”.
Shifrat tregojnë se deri në 2.500 akademikë janë larguar nga Skocia që nga referendumi i Brexit, duke ngjallur frikën për një ikje të trurit pas Brexitit. Institucionet si University College London janë të shqetësuar se ata mund të humbasin 70 për qind të studentëve të tyre nga vendet e BE-së nëse tarifat e tyre rriten më shumë se ato të vendeve europiane.

 

The UK has for the first time launched an initiative to attract talented young people and bright minds from around the world. This lottery can be thrown by anyone who wants to live in the island nation.

The selection seems to be strict, based on the needs of the British labor market. The news has been confirmed by the British Prime Minister himself.

He said:

As we leave the EU, I want to send a message that the UK is open to talented minds. ”
All applicants will be offered quick entry to the UK and a contract of employment. The scheme is expected to attract scientists, academics, researchers, IT, students and mathematicians, the British government announced on Sunday.

The so-called “Global Talent” scheme opens on February 20th. The British government has set no limits on how many applicants will be accepted, stressing that it will provide employment opportunities to all bright minds.

Johnson added:

The UK has a proud history of scientific discovery, but to meet the challenges of the future we must continue to invest in the search for talented and ambitious young people. ”
Figures show that as many as 2,500 academics have fled Scotland since the Brexit referendum, sparking fears of a post-Brexit brain drain. Institutions like University College London are worried that they may lose 70 percent of their students from EU countries if their fees rise more than European countries.

Loading...