Puna në televizion është sa e vështirë, aq edhe me përfitime të mëdha. Edhe më interesant duket fakti që reklamuesit paguajnë shifra marramendëse për çdo reklamë, të cilat shpesh audiencës i duken të bezdisshme, por që në fund të fundit, rrisin të ardhurat e emisionit. Për vitin 2017, televizionet duket se kanë bërë pak ndryshime në tarifat që aplikojnë për reklamat që transmetohen para programeve të caktuara, apo në mes të programit.

Top Channel për janar-dhjetor 2017 ka vendosur të mbajë pak a shumë të njëjtat tarifa për publicitetin me dy përjashtime. Transmetimi i një reklame para ‘Procesit Sportiv’ është 1150 lekë/s më lirë sesa një vit më parë. E njëjta situatë paraqitet edhe për “Top Show” me një ulje të tarifës para emisioni me 1150 lekë/sek, por edhe një ulje të tarifës në ndërprerjen e dytë gjatë emisionit me 785 lekë/sek.

Për transmetimet para “The Voice of Albania” ka rritje me 400 lekë/sek më shumë kurse “Në shtëpinë tonë” me 200 lekë/sek. Ky i fundit ka shënuar rritje të tarifave edhe për ndërprerjet publicitare gjatë transmetimit me 150 lekë për sekondë, duke arritur në 750 lekë/sekondë.

Rekordin për tarifën më të kripur e mban “Portokallia” me 4410 lekë/sekonda para nisjes së programit dhe me 8400 lekë/sekonda gjatë ndërprerjeve të programit. Tek Televizioni Klan, tarifat që aplikohen për reklamat kanë ndryshime të vogla në total 4, nëse krahasimin e bëjmë me ofertën e 2017 dhe 2016.

Reklamimi para ‘Aldo Morning Show’ kushton gjatë këtij viti 1 euro më shumë për çdo sekondë duke e çuar tarifën finale në 8 euro/sekonda. Për ndërprerjet publicitare gjatë emisioneve, rritje të tarifës kanë pasur emisioni ‘Opinion’ (të hënë, të martë dhe të mërkurë, por përjashtuar të enjten) nga 20 euro/sek në 23 euro/sek për 2017, si dhe ‘Zonë e lirë’ e ‘Dance with me’ që kanë rritur me nga 10 euro/sek tarifën për reklamat që transmetohen në mes të transmetimit.

Tarifa më e shtrenjtë për reklama në Klan para emisioneve aplikohet gjatë ‘Opinion’-it të së enjtes, ‘Zonë e Lirë’, ‘Xing me Ermalin’, ‘Dance with me’, ‘Your Face Sounds Familiar” me 25 euro/sek, kurse për ndërprerjet gjatë emisionit, tarifa që aplikohet për shumicën prej këtyre emisioneve është 50 euro/sek. Vizion Plus përsërit të njëjtën panoramë sikurse edhe dy televizionet e tjera. Tarifat e saj për 2017 lidhur me reklamat nuk kanë ndryshuar.

Më shtrenjtë edhe këtu kushton argëtimi ku tarifa më e kripur është për emisionin ‘Dancing with the Stars’ me një vlerë 7700 lekë/sek, kurse ‘Al Pazar’ dhe ‘Apartamenti 2XL’ aplikojnë një tarifë 6600 lekë për reklamat që transmetohen gjatë ndërprerjeve.

Working in television is as difficult as it is rewarding. Even more interesting is the fact that advertisers pay staggering figures for each ad, which often seem annoying to the audience, but which ultimately increase the show’s revenue. For 2017, televisions appear to have made few changes to the tariffs they apply for commercials broadcast before certain programs, or in the middle of the program.

Top Channel for January-December 2017 has decided to keep more or less the same publicity fees with two exceptions. Broadcasting an advertisement before the ‘Sports Process’ is 1150 lek / s cheaper than a year ago. The same situation is presented for “Top Show” with a reduction of the tariff before the show with 1150 ALL / sec, but also a reduction of the tariff in the second interruption during the show with 785 ALL / sec.

For the broadcasts before “The Voice of Albania” there is an increase of 400 ALL / sec more and “In our house” with 200 ALL / sec. The latter has marked an increase in tariffs for advertising interruptions during broadcasting by 150 ALL per second, reaching 750 ALL / second.

The record for the saltiest tariff is held by “Portokallia” with 4410 ALL / seconds before the start of the program and with 8400 ALL / second during program interruptions. At Klan Television, the tariffs applied for advertising have small changes in total 4, if we compare with the offer of 2017 and 2016.

Advertising before the ‘Aldo Morning Show’ costs 1 euro more per second during this year, bringing the final fee to 8 euros / second. For advertising interruptions during the shows, the tariff increase had the show ‘Opinion’ (Monday, Tuesday and Wednesday, but excluded on Thursday) from 20 euro / sec to 23 euro / sec for 2017, as well as ‘Free Zone’ of ‘Dance with me’ which have increased by 10 euros / sec the fee for advertisements that are broadcast in the middle of the broadcast.

The most expensive tariff for Klan commercials before the shows is applied during Thursday’s ‘Opinion’, ‘Free Zone’, ‘Xing with Ermali’, ‘Dance with me’, ‘Your Face Sounds Familiar’ with 25 euros / sec , while for interruptions during the show, the tariff that is applied for most of these shows is 50 euros / sec. Vision Plus repeats the same panorama as the other two televisions. Its advertising tariffs for 2017 have not changed.

The most expensive here is the entertainment where the saltiest tariff is for the show ‘Dancing with the Stars’ with a value of 7700 ALL / sec, while ‘Al Pazar’ and ‘Apartment 2XL’ apply a tariff of 6600 ALL for the advertisements that are broadcast during the interruptions.