Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje njerëzve në mbarë botën të protestojnë publikisht sot, më 24 mars, në ditën kur mbushet 1 muaj nga pushtimi rus. Nëpërmjet një videomesazhi ai thotë se u bë shumë kohë që në vendin e tij ka nisur lufta duke marrë jetë njerëzish.
“Lufta e Rusisë nuk është vetëm luftë kundër Ukrainës. Kuptimi i saj është shumë më i gjerë.Rusia filloi luftën kundër lirisë. Ky është vetëm fillimi për Rusinë. Rusia po përpiqet të mposhtë lirinë e të gjithë njerëzve në Evropë, të gjithë njerëzve në botë. Ajo u përpoq të tregonte se vetëm forca dhe mizoria ka rëndësi.Bota duhet të ndalojë Rusinë. Bota duhet të ndalojë luftën. Tashmë u bë një muaj. Kaq kohë. Më thyen zemrën, zemrat e të gjithë ukrainasve dhe çdo njeriu të lirë në planet. Dilni në sheshet, rrugët tuaja. Dukuni dhe ngrini zërin. Thoni se njerëzit kanë rëndësi, liria ka rëndësi, njerëzit kanë rëndësi, paqja ka rëndësi. Ukraina ka rëndësi” – tha Zelenskyy.
