Një 17-vjeçar i cili ka vrarë dy persona në një aksident me një makinë luksoze, është lënë i lirë nga gjykata në Indi. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme, vendim i cili ka shkaktuar një zemërim të madh nga vendasit.
Aksidenti ka ndodhur të dielën e kaluar, ku adoleshenti i cili është djali i një biznesmeni ka përplasur dy djem 24-vjeçarë të cilët ishin duke lëvizur me një motoçikletë.
Djali 17-vjeçar është konstatuar se ka qenë në gjendje të dehur dhe ka arritur shpejtësinë prej 200km/h, gje e cila shkaktoi aksidentin fatal. Përveç dy të rinjve makina e tij ka përplasur dhe makina të tjera të parkuara.
Gjykata ku u dërgua e la të lirë me kusht që 15 ditë të bënte punë publike dhe të shkruante një raport 300 fjalësh “për ndikimin e aksidenteve rrugore dhe zgjidhjen e tyre”.
Të martën policia arrestoi babain e 17-vjeçarit, pasi i kishte dhënë makinën të miturit, i cili nuk kishte patentë drejtimi.
Oficerët e policisë që kanë marrë përsipër rastin kërkojnë që i mituri të kthehet në gjykatë si i rritur me një zëdhënës të policisë duke thënë se “kushdo që ka ndihmuar të akuzuarin duhet të dënohet ashpër. Fajtorët do të dënohen pavarësisht gjendjes së tyre financiare”.
