SHBA- Sipas Washington Post, janë regjistruar më shumë se 60 raporte për tornado. Shtetet si Arkansas, Tennessee, Illinois, Indiana, Alabama dhe Mississippi kanë pasur viktima, raporton BBC.
Deri tani numerohen të paktën 26 persona që humbën jetën , mijëra shtëpi u shkatërruan dhe të tjera mbetën pa energji elektrike.
Stuhia krijoi shumë dëme në qytetin Ëynne të Arkansas, në lindje të kryeqytetit të shtetit, Little Rock. Guvernatorja Sarah Huckabee Sanders shpalli gjendje të jashtëzakonshme në shtetin e Arkansas. Ajo tha se kishte folur me presidentin Joe Biden për situatën, i cili premtoi ndihmë federale.
Ndërsa stuhitë vazhdojnë drejt lindjes, qindra mijëra njerëz janë pa energji në disa shtete. Virxhinia, Ohio dhe Pensilvania janë më të prekurat, sipas faqes PoëerOutage.
Tornadot vdekjeprurëse vijnë një javë pasi u vranë 26 njerëz në Misisipi. Presidenti Biden vizitoi shtetin të premten për të shprehur ngushëllimet e tij.
Qendra e Parashikimit të Stuhive paralajmëroi se disa nga tornadot e parashikuara mund ishin në tokë për distanca të gjata. Tornadoja e Misisipit udhëtoi 59 milje (94 km) dhe zgjati rreth një orë e 10 minuta, një periudhë jashtëzakonisht e gjatë kohore për një stuhi.
