Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një lajm të gëzueshëm për disa familje në Gramsh, të cilat do të gëzojnë banesa e tyre të reja.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, Rama sqaron se bëhet fjalë për 28 familje të fshatit Kodër Zgjupë, pasi banesat e tyre ishin prekur nga rrëshqitja e dherave.
Mësohet se pallati u ndërtua nga Devoll Hidropower pasi shtëpitë e banorëve po shembeshin nga rrëshqitja e tokës për shkak të liqenit të hidrocentralit. Kështu kompania u detyrua të bëjë një pallat për këto familje.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me gëzimin e 28 familjeve të fshatit Kodër Zgjupë në Gramsh, tashmë me një strehë të re, më komode e të sigurt, duke i dhënë fund ankthit nga rrëshqitjet e tokës, ju uroj të diel të qetë?”, shkruan Rama.


