Organizata humanitare ‘’Save Ukrainë’’ pohon se 31 fëmijët që ishin rrëmbyer nga trupat Ruse në rajonet e Khersonit dhe Karkivit janë kthyer në Ukrainë. Ata kanë qëndruar për kaq kohë të ndarë nga familja e tyre.

Para pak kohësh Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër arresti për krime lufte ndaj Presidentit rus Vladimir Putin dhe Maria Alekseyevna Lvova-Belovas, Komisionere për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Federatës Ruse, për rolin e tyre në transferimin e paligjshëm të fëmijëve nga territoret e pushtuara ukrainase drejt Rusisë.

Sipas burimeve janë marrë me forcë 16,000 fëmijë ukrainas duke i dërguar në Rusi ose në territoret ukrainase të cilat ishin në kontrollin e Moskës.