BRITANI E MADHE- Një lajm i mirë nga tragjedia në Kent. 43 persona u shpëtuan nga varka, sipas një burim qeveritar të “Sky” ka thënë se 43 persona janë shpëtuar të gjallë dhe janë sjellë në Mbretërinë e Bashkuar. Por mendohet se të paktën tre persona kanë vdekur.
Disa nga të shpëtuarit u nxorrën nga varka dhe të tjerët nga uji, tha korrespondenti i “Sky” Ali Fortescue, por gjithashtu raportohet se një numër i vogël i vdekjeve të konfirmuara ka të ngjarë të rritet. Operacioni i kërkimit vazhdon, por ata që janë gjetur tani nuk pritet të mbijetojnë.
Dalin pamjet e para nga operacioni i shpëtimit të emigrantëve nga Kanali Anglez. Fotot e para janë të siguruara ekskluzivisht nga Sky News dhe tregojnë një numër migrantësh që shpëtohen nga një varkë.
Ata kanë veshur jelek shpëtimi dhe po ndihmohen në një varkë shpëtimi “Dungeness”.
Mendohet se deri më tani janë 43 të shpëtuar dhe 3 persona të vdekur, por bilanci pritet që të rëndohet gjatë orëve në vazhdim.

