Ish partnerja e Luiz Ejllit, publikon foto nga dasma e saj.
Në profilin e saj në Instagram, Megi ka ndarë disa foto ku tregon momente të bukura nga ceremonia e martesës. Ajo i shoqëron edhe me një shkrim fotot.
Por ka qenë i menjëhershëm reagimi në rrjet. Mjaft komentues e kanë ‘qortuar’ Megin se përse zgjodhi pikërisht sivjet të martohej.

Ja postimi i Megit:
Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme.
Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë.
Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë.
Falënderojmë familjet tona, miqtë, dhe të gjithë ata që kanë ndarë këtë ditë të veçantë me ne. Ju jeni pjesë e kujtimeve tona të bukura dhe ndihemi mirënjohës për përkrahjen dhe dashurinë që na jepni.
View this post on Instagram
