Portieri i Kamerunit, Andre Onana i ka mbijetuar një aksidenti të frikshëm automobilistik teksa po udhëtonte drejt grumbullimit në kombëtare. 25-vjeçari i Ajax-it po udhëtonte nga kryeqyteti Yaounde për në kampin stërvitor të kombëtares së tij në Douala, kur ndodhi aksidenti, mëngjesin e sotëm.
Për fat të mirë, raportet thonë se portieri ka shpëtuar i padëmtuar nga përplasja e makinave. Nga përplasja nuk ka patur dëme të tjera përveç automjeteve.
Kjo do të thotë se Onana do të jetë ende në dispozicion për ndeshjen e vështirë të Kamerunit në “play-off”-in e Kupës së Botës me Algjerinë.
Onana së fundi ka bërë të ditur se nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Ajax-in. Ai do t’i bashkohet Interit nga kjo verë. Me gjigantët holandezë ka fituar dy tituj të Eredivisie nga viti 2016, ku zbarkoi aty.
Andre Onana involved in an accident on his way to Douala ahead of the #FIFAWC2022Q against Algeria. The accident occured earlier this Tuesday, March 22, 2022. He is alive!! pic.twitter.com/EhGz2dTzDs
— Anchunda Benly (@anchunda_benly) March 22, 2022
