Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në ‘Rrugën e Kombit”
Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushe Lezhë-Milot në afërsi të një karburanti.
Burime për Noa.al bëjnë me dije se automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J.L., ku si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë shtetasja Gj.Ll., pasagjere në mjet. Por gjatë rrugës për në spital ajo ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe një grup hetimor.
Po punohet për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .
https://youtu.be/1K3rs-4Iwzs
