Aksident me vdekje në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”.

A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin S. D., 30 vjeç, i cili levizte me biçikletë, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.