Shqiptari qëllon disa herë gruan me thikë para djalit 7 vjeç
Gjermani, 2025 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Gjermani, ku një shtetas shqiptar nga Kosova ka plagosur rëndë bashkëshorten e tij me thikë në praninë e fëmijës së mitur. Autori i dyshuar është identifikuar si Samson K., ndërsa viktima është bashkëshortja e tij 31-vjeçare, Sabrina K.
Sipas raportimeve të medias gjermane “BILD”, gruaja ka marrë pesë goditje me thikë, duke pësuar plagë të rënda. Pas sulmit, Samson nuk u largua nga vendi i ngjarjes, por njoftoi vetë autoritetet dhe priti arrestimin. Çifti kishte një marrëdhënie të tensionuar për vite me radhë dhe ishin prindër të dy fëmijëve të mitur: një vajze 4-vjeçare dhe një djali 7-vjeçar.
Në të kaluarën, Samson K. ishte dënuar për dhunë në familje. Më 17 janar 2024, ai kishte goditur bashkëshorten, duke i shkaktuar lëndime në fytyrë. Për këtë arsye, gjykata i kishte vendosur ndalim kontakti dhe ndalim afërsie deri në korrik 2024. Megjithatë, ai kishte shkelur këtë vendim katër herë.
Ngjarja e rëndë ndodhi të martën, kur autori tentoi të merrte vajzën nga kopshti, por stafi nuk ia dorëzoi dhe njoftoi nënën. Sabrina mori vajzën, e dërgoi te një mike dhe më pas u nis për të marrë djalin nga shkolla. Sulmi ndodhi pranë banesës së saj, në momentin kur ajo po kthehej me të birin.
Dëshmitarët raportojnë se Samson shfaqi sjellje të çuditshme dhe ka deklaruar në vendngjarje: “Nuk e dini çfarë më bëri ajo.” Motivet e plota të sulmit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet.
Albanian man stabs his wife multiple times in front of their 7-year-old son.
Germany, 2025 – A serious stabbing incident has recently occurred in Germany, where a Kosovo Albanian man seriously injured his wife with a knife in front of their minor child. The suspect, identified as Samson K., allegedly stabbed his 31-year-old wife, Sabrina K., five times, causing critical injuries.
According to reports from German media outlet “BILD,” the suspect remained at the scene and contacted the authorities after the attack. The couple had a history of strained relations and were parents to two young children – a 4-year-old daughter and a 7-year-old son.
Samson K. had a previous conviction for domestic violence. On January 17, 2024, he had slapped his wife, causing facial injuries. Following the incident, the court had issued a no-contact and restraining order valid until July 19, 2024, which he violated four times.
The attack occurred on Tuesday, after Samson attempted to pick up his daughter from kindergarten. The staff refused to hand over the child and alerted the mother. Sabrina collected her daughter, took her to a friend, and then went to pick up their son from school. The stabbing took place near her residence as she was walking home with the 7-year-old.
Witnesses said the suspect did not flee the scene and was heard saying, “You don’t know what she did to me.” The motive behind the attack remains unclear as police continue investigations.
