U gjet e pajetë, 52-vjeçari shqiptar nën hetim për vdekjen e një gruaje në Itali
Giulianova, 4 prill 2025 – Një 52-vjeçar shqiptar është vënë nën hetim nga autoritetet italiane për vdekjen e Fabiana Piccioni, 46-vjeçares italiane që u gjet e zhveshur dhe pjesërisht e djegur më 9 janar në Giulianova, pas një zhdukjeje që zgjati një javë.
Sipas hetimeve paraprake, shqiptari – pronar i një kompanie pastrimi dhe pa precedentë penalë – dyshohet për trafik droge, vdekje si pasojë e një krimi dhe tentativë për fshehje kufome. Provat tregojnë se viktima ndërroi jetë nga përzierja fatale e kokainës me opiate, substanca të cilat dyshohet se iu dhanë nga 52-vjeçari.
Burimet hetimore bëjnë me dije se ai ka tentuar të zhdukë trupin pas vdekjes së saj. Viktima ishte raportuar e zhdukur më 2 janar dhe trupi i saj u gjet shtatë ditë më vonë në një zonë të pyllëzuar.
Shqiptari dhe viktima rezultojnë të kenë pasur marrëdhënie miqësore. Deri tani, për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë marrë në pyetje rreth 70 persona. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore dhe rrethanat e sakta të vdekjes së 46-vjeçares.
Albanian man under investigation for death of woman found half-burned in Italy
Giulianova, April 4, 2025 – A 52-year-old Albanian man is under investigation by Italian authorities in connection with the death of Fabiana Piccioni, a 46-year-old woman found partially burned and naked on January 9 in Giulianova, after being missing for a week.
According to preliminary findings, the Albanian—owner of a cleaning company and with no previous criminal record—is suspected of drug trafficking, causing death as a result of a crime, and attempting to conceal the body. Evidence suggests the victim died from a fatal mixture of cocaine and opioids, allegedly supplied by the suspect.
Investigators believe he tried to hide the body after her death. Piccioni was reported missing on January 2, and her body was discovered on January 9 in a wooded area.
The suspect and the victim were reportedly friends. So far, around 70 people have been questioned as part of the ongoing investigation. Authorities continue working to clarify the full circumstances of the woman’s death and the legal responsibility of the suspect.
