Romë, 2025 – Trupi i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ishte zhdukur që prej 25 marsit në zonën Furio Camillo të Romës, u gjet mëngjesin e sotëm brenda një valixheje të mbyllur, e hedhur në një luginë. Trupi u zbulua nga disa persona që po kalonin në zonën pyjore të Polit, në brendësi të kryeqytetit, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Hetimet e para zbuluan se e reja kishte pasur së fundmi një lidhje me një shtetas filipinas, i cili tashmë është arrestuar me akuzën e vrasjes me dashje dhe fshehjes së kufomës. Sipas autoriteteve, i dyshuari dyshohet se ka përdorur telefonin e viktimës për të postuar në profilin e saj në rrjetet sociale, duke u përpjekur të fshehë zhdukjen.

Familja dhe miqtë e Ilarias kishin nisur një kërkim intensiv në rrjetet sociale për gjetjen e saj. Hetimi mori një kthesë dramatike kur policia mbërriti në banesën e të dashurit të saj, ku zbuloi prova që e lidhin atë me vrasjen. Sipas hetimeve, 23-vjeçari e kishte goditur me thikë të renë shqiptare dhe më pas e kishte fshehur trupin në një valixhe, të cilën e hodhi në pyll.

Prindërit e viktimës, të cilët jetojnë në Terni, thanë se e bija ishte larguar me nxitim nga shtëpia natën e zhdukjes dhe nuk kishte marrë asgjë me vete. Telefoni i saj mbeti i ndezur për një kohë të caktuar, madje dikush ishte përgjigjur mesazheve të familjarëve, duke ngritur dyshime mbi identitetin e personit që komunikonte. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.


Albanian young woman found murdered in Rome, main suspect arrested

Rome, 2025 – The body of Ilaria Sula, a 22-year-old student of Albanian origin who had been missing since March 25 in the Furio Camillo area of Rome, was discovered this morning inside a closed suitcase dumped in a ravine. The discovery was made by passersby in a wooded area in Poli, inside the capital, who immediately alerted the police.

Initial investigations revealed that the young woman had recently been in a relationship with a Filipino citizen, who has now been arrested on charges of intentional homicide and concealment of a corpse. Authorities suspect that the perpetrator used the victim’s phone to post on her social media profile in an attempt to cover up her disappearance.

Ilaria’s family and friends had mobilized online to search for her. The investigation took a dramatic turn when police raided her boyfriend’s residence and found evidence linking him to the crime. According to the findings, the 23-year-old stabbed the Albanian woman to death, placed her body in a suitcase, and disposed of it in the woods.

The victim’s parents, who live in Terni, reported that on the night of her disappearance, Ilaria had left the house in a hurry without taking any personal belongings. Her phone remained on for a certain period, and someone even responded to messages from her family, raising suspicions about who was actually behind the communication. Investigations are ongoing to fully clarify the case.