Avionët luftarakë rusë që mbanin armë bërthamore hynë në hapësirën ajrore suedeze. Lëvizja ishte një akt i qëllimshëm intimidues.
4 avionë rusë, 2 Sukhoi 24 dhe 2 Sukhoi 27, u ngritën nga baza ajrore e Kaliningradit më 2 Mars. Burimet zbuluan se avionët luftarakë ishin të pajisur me armë bërthamore “diçka që pilotët rusë e kishin të qartë që duhet ta tregonin”.
Për shkak të konfliktit në Ukrainë, Forcat Ajrore Suedeze thuhet se kishin një gatishmëri të shtuar dhe mund të parashihnin se pilotët po shkonin drejt qiellit mbi Gotland, ishull suedez në Detin Baltik.
Forcat e armatosura të vendit nuk pranuan të komentojnë zyrtarisht nëse avionët ishin të pajisur me armë bërthamore, por i thanë rrjetit televiziv se shkelja e hapësirës ajrore duket të ketë qenë e qëllimshme.
Shkelja e territorit suedez zgjati për rreth 1 minutë, shtoi raporti.
Suedia, e cila është neutrale dhe jo anëtare e NATO-s, kishte vendosur në gatishmëri dy avionë luftarakë JAS 39 Gripen që thuhet se kanë marrë imazhe të avionit rus që konfirmoi se ishin të pajisur me armë bërthamore
