Për të lehtësuar shërbimet për qytetarët që vijnë për të pushuar gjatë verës në atdhe, të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 12 gusht.
Për të lehtësuar shërbimet për qytetarët që vijnë për të pushuar gjatë verës në atdhe, të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 12 gusht. Si fillim blini një kupon tek çdo zyrë e Postës Shqiptare.
Nëse aplikoni për herë të parë, plotësoni në e-Albania formularin e Policisë së Shtetit. Nëse dokumenti është rinovim, formulari nuk është i nevojshëm. Aplikimin për ID kartë e bëni në zyrën ku jeni banor, duke u paraqitur me një kupon të blerë në zyrën e Postës Shqiptare. Riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. E gjithë procedura merr pak minuta. Përmes ID përfitohen shërbime online, por edhe mundësia për të udhëtuar në vendet e rajonit me të cilat kemi marrëveshje.
