Pesë persona kanë ndërruar jetë ndërsa gjashtë të tjerë arritën të shpëtonin pas një përplasjeje “të paprecedentë” midis një varke dhe një balene në det.

Ngjarja ka ndodhur në brigjet e Kaikoura në jug të Zelandës së Re rreth orës 10 të mëngjesit të së shtunës, 10 shtator.

Kryebashkiaku i Kaikoura konfirmoi se anija 8.5 metra ishte përmbysur pas përplasjes me një balenë, megjithëse ata nuk janë në gjendje ta konfirmojnë këtë.