Benzi bie në humnerë, shoferi përfundon në spital.
Ngjarja ndodhi në rrugën e fshatit Bençë në Tepelenë.
Burime bëjnë me dije se automjeti tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga 50 metra lartësi duke u përmbysur.
Mësohet se shoferi i mjetit është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po vijon hetimet për shkaqet e aksidentit.
