BRAZIL- Shtatë persona humbën jetën kur autobusi me të cilin po udhëtonin u përmbys në një autostradë në shtetin Minas Gerais në Brazil. Autobusi po transportonte tifozë të klubit të futbollit Corinthians me qendër në qytetin e Sao Paulo-s, pasi ata kishin ndjekur një ndeshje kundër Cruzeiro në kryeqytetin e Minas Gerais, Belo Horizonte.

Sipas pasagjerëve të autobusit, në të ndodheshin 43 tifozë. Sipas autoriteteve zjarrfikësve, tifozët që ndodheshin në autobus thanë se shoferi bërtiste se automjeti nuk kishte frena. Aksidenti ka ndodhur në orën 02:50 ku autobusi është përplasur dhe ka rënë në një humnerë