Mediat e huaja kanë publikuar pamjet momentin kur futbollisiti shqiptar ka rënë pa ndjenja në fushë dhe më pas ndërroi jetë në spital.
Bëhet fjalë për Aleksandër Lambi që ndërroi jetë gjatë ndeshjes.
Kujtojmë se që në minutën e parë, i riu shqiptar ra pa ndjenja në fushën e gjelbërt. Mjekët e dy skuadrave menjëherë shkuan drejt lojtarit.
Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, nuk arriti të mbijetonte.
Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte në pronësi të ekipit grek Apolon Smirnis, ndërsa së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që militon në kategorinë e 3 të kampionatit grek.
