Italia jashtë Kupës së Botës. Në takimin gjysmëfinal të play-offit kundër Maqedonisë së Veriut, përfaqësuesja e kaltër mundet me shifrat 0-1. Një disfatë tronditëse dhe kjo është hera e dytë rradhazi që Italia nuk kualifikohet në Botëror.
Vendasit dominuan për mbi 90 minuta, shpenzuan shumë mundësi për të shënuar, por në minutën e 92′ Trajkovski do të trondiste Kampionët e Europës. Tashmë Maqedonia e Veriut do të luajë për një vend në Katar në finale kundër Portugalisë.
