Këngëtari i njohur Blero i dha fund martesës me Afrona Dikën, pas gati 7 vitesh së bashku.
Blero hodhi disa akuza të rënda ndaj Afronës duke e quajtur materialiste. Teksa ishte i ftuar në një intervistë së fundmi, ai u shpreh se Afrona Dika është lidhur me të vetëm për famën dhe paratë që kishte.
Sipas këngëtarit, gjithçka ka qenë e bukur mes tyre, derisa ai i kufizoi shpenzimet, ndërsa theksoi se pasi i dha paratë për të hapur biznesin në Zvicër, ajo u zhduk. (Kliko këtu)
Mirëpo kjo deklaratë e këngëtarit shkaktoi goxha zhurmë në rrjet dhe blogerja vendosi t’i reagojë mëngjesin e sotëm me anë të një thënie e cila dukej se ishte një thumbim për ish-partnerin.
“Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën”, shkroi ajo krahas fotos.
Kujtojmë se disa javë më parë, Afrona tregoi se shkaku që solli ndarjen mes saj dhe Bleros ishte marrëdhënia e tyre në distancë.
Ajo u shpreh se “lidhja në distancë zgjat për një kohë të shkurtër, ti nuk e ke personin pranë kur ke nevojë për përkrahje”.
Afrona aktualisht jeton po me partnerin e saj zviceran dhe ka treguar se është shumë e lumtur.

