Patricia, motra e Georgina Rodríguez, rishfaqet në skenë për të akuzuar sërish të dashurën e Cristiano Ronaldos. Ajo e bëri këtë në një intervistë për “Socialité”, ku foli hapur për gjendjen e saj aktuale ekonomike:
“Jam e këputur financiarisht dhe motra ime nuk më ndihmon. Ndonjëherë kam të ha, herë të tjera jo. Disa herë e paguaj qiranë, herë të tjera nuk kam mundësi”. Tashmë, e reja kërcënon se do të rrëfejë për jetën private të modeles.
Patricia Rodríguez akuzon motrën e saj se është një “person i keq”. “I kam dërguar numrin e telefonit të shkollës së fëmijëve të mi, që janë nipat e saj, që të na jepte një dorë me librat apo çfarë të mundej, por ajo nuk pagoi kurrë.
Unë në asnjë moment nuk i kam kërkuar para, përkundrazi i kam kërkuar ndihmë për fëmijët e mi. Asnjëherë në jetën time nuk i kam kërkuar asnjë qindarkë, as një euro”.
Larg të mjaftuarit me këto deklarata, e motra e Georginës thotë se është shumë e mërzitur. Sipas saj, partnerja e CR7 tallet me situatën delikate ekonomike të motrës: “Nga familja kam marrë vesh se ajo qesh me varfërinë time, është e lumtur për situatën ku gjendem.
Ajo ka turp të asociohet me mua. Nuk do të doja të kisha një konfrontim apo të zemërohesha shumë e të flisja për atë që nuk kemi pse të flasim. Nuk do të doja që njerëzit ta dinin të vërtetën. Ajo ka frikë se mund të dalë diçka”.
Patricia konfirmon në “Socialité” se ka gjetur një punë të re falë paraqitjeve të ndryshme në programin “Telecinco”, duke folur për situatën e saj. “Më punësuan në një furrë buke, – thotë ajo. – Unë punoj duke ndihmuar në kuzhinë dhe si kamariere. Tashmë mund të paguaj qiranë të paktën”.
E motra tregon cila është marrëdhënia e tij me Georgina: “Unë ndalova së takuari me Gion menjëherë pasi babai ynë shkoi në burg. Qëndrova me të, me motrën dhe me nënën e saj. Menjëherë më futën në një shkollë reformuese.
Që atëherë nuk kam pasur shumë kontakte me Georginën dhe më mungon ajo marrëdhënie motrash. Më thanë se për hirin e babait do të më telefononin për të më njoftuar. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi”.
