Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Burime policore bëjnë me dije se rreth orës 16:40, në banesën e tij dyshohet se ka varur veten shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, të cilin e ka gjetur pa shenja jete babai i tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni.

Nuk ka detaje në lidhje me arsyet që e kanë çuar të riun drejt këtij akti ekstrem.